Aktualitet

Zbardhen emrat e tre futbollistëve të tjerë të Partizanit që u infektuan me COVID-19, shkon në 5 numri i të prekurve në klub

Mësohet se tre të infektuarit janë Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote. Ata janë asimptomatik dhe janë izoluar në banesat e tyre.
Featured image of article: Zbardhen emrat e tre futbollistëve të tjerë të Partizanit që u infektuan me COVID-19, shkon në 5 numri i të prekurve në klub Lojtarë të Partizanit

TIRANË- Zbardhen emrat e 3 lojtarëve të tjerë skuadrës së Partizanit që kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Klubi njofton se të infektuarit janë: Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote. Ata janë asimptomatik dhe janë karantinuar në banesat e tyre. Po kështu, lojtarët  nuk do luajnë në ndeshjen e radhës.

“FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmuar nga ISHP tre pjesëtarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë. Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ. Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe panvarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën”, thuhet në njoftimin e klubit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë u konfirmuan me COVID-19 edhe dy lojatë të tjerë, Deian Boldor dhe Besnik Ferati. Boldor dhe Ferati gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Në total ka shkuar në 5 numri i të infektuarve.

J.V/Dosja.al

Shto Koment