Aktualitet

Tre edukatore dhe një infermiere në burg, dalin detaje për të infektuarit në Berat

Ato i kanë marrë rezultatet pak ditë më parë, ndërkohë që janë karantinuar në banesë. Gjithashtu mësohet se ka nisur hetimi epidemologjik. Edukatoret e tjera që kanë pasur kontakt me të infektuarat do t’i nënshtrohet testit.
Featured image of article: Tre edukatore dhe një infermiere në burg, dalin detaje për të infektuarit në Berat Foto ilustruese

BERAT– Tre edukatore janë rezultuar të infektuara me Covid-19 në Berat. Mësohet se njëra prej tyre është edukatore në një kopësht në qytet të Beratit, ndërsa dy të tjerat në fshatin Poshnje në Urë-Vajgurore.

Ato i kanë marrë rezultatet pak ditë më parë, ndërkohë që janë karantinuar në banesë. Gjithashtu mësohet se ka nisur hetimi epidemologjik. Edukatoret e tjera që kanë pasur kontakt me të infektuarat do t’i nënshtrohet testit.

Gjithashtu, po në Berat, në burgun e këtij qyteti është infektuar një tjetër person. Bëhet fjalë për infermieren e Burgut e cila ka rezultuar pozitive me Covid-19. Infermierja e është karantinuar që prej ditës së djeshme, ndërkohë që Inspektoriati i Higjienës ka dezinfektuar ambientet e burgut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë 24 orëve të fundit ndërruan jetë pesë persona nga kornavirusi dhe u infektuan 125 të tjerë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment