Bota

Tre ditë pas dorëheqjes së deputetëve dhe kryeministrit/ Kreu i parlamentit në Liban bën thirrje për formimin e qeverisë së re

Ndërkohë gjatë kohës deputetët ishin mbledhur në parlament forca të shumta të sigurisë ishin vendosur sot në kryeqytetin Bejrutit, për të ndaluar protestuesit që të afroheshin afër kuvendit.
Featured image of article: Tre ditë pas dorëheqjes së deputetëve dhe kryeministrit/ Kreu i parlamentit në Liban bën thirrje për formimin e qeverisë së re Pamje nga Bejruti

LIBAN– Kryetari i Parlamentit Libanez, Nabih Berri ditën e sotme, bëri thirrje për formimin e shpejtë të një qeverie të re, pas shpërthimit të fuqishmë që nodhi më 4 gusht ku humbën jetën 200 persona dhe u plagosën 6 mijë të tjerë.

Ndërkohë gjatë kohës deputetët ishin mbledhur në parlament forca të shumta të sigurisë ishin vendosur sot në kryeqytetin Bejrutit, për të ndaluar protestuesit që të afroheshin afër kuvendit. Shumë libanezë janë të revoltuar me qeverinë e cila tashmë ka dhënë dorëheqjen duke qenë se qytetaët e fajsonin këtë të fudnit për për shpërthimin. Ata akuzuan qeverinë për korrupsion, keqmenaxhim dhe neglizhencë.

Shpërthimi i 4 gushtit që ndodhi pas marrjes flakë të 2,7 mijë ton nitrat amoniumi në portin e Bejrutit mori jetën e 200 personave, plagosi rreth 6,000 vetë, dhe  la 300,000 të pa strehë dhe shkatërroi pjesë të tëra të qytetit, tashmë në krizë të thellë financiare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas shpërthimit të fuqishëm në Liban dhe pas protestave masive qeveria vendase ka dhënë dorëheqjen. Këtë e konfirmoi edhe kryeminstri i Libanit, Hasan Diab, i cili ka thënë se qeveria u përpoq të ndryshonte por që nuk ia doli pasi korrupsioni në Liban është më i madh se shteti.

Burimi: voanews.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment