Politike

Dy ditë pa lëvizur nga vendi? Veliaj del blof me foton, drejtori e parakalon (Foto)

Mesa duket Veliajt i ka shpëtuar ky detaj.
Featured image of article: Dy ditë pa lëvizur nga vendi? Veliaj del blof me foton, drejtori e parakalon (Foto) Veliaj dhe Bejko

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka publikuar një foto pasditen e sotme ku shihet teksa vrapon tek Parku i Liqenit. Nën shoqërinë e Veliajt është edhe Erindi Bejko, i cili mban postin e drejtorit të Përgjithshëm të Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës.

“Nuk ka pasdite më të bukur, sesa stërvitja me miqtë te Parku i Liqenit. 🏃‍♀️ 🏃 🌳
Po ti je gati për Maratona e Tiranës 2019?

P.s Këtë muaj lër makinën në shtëpi dhe shëtit Tiranën në kembë ose me biçikletë. 🚲🚲 – shkruan Veliaj krahas fotos por i ka shpëtuar një detaj.

Të njëjtën foto e ka publikuar vetë Bejko para dy ditësh. Të kenë vallë dy ditë që nuk lëvizin nga vendi?

(f.m/dosja.al)

Shto Koment