Bota

Mundësia për trazira nga Brexit/ Mediat angleze: Ja planet për evakuiimin e Mbretëreshës

Gazetat britanike raportojnë se zyrtarët shtetërorë kanë marrë masa për largimin e familjes mbretërore nga Londra në rastin e shpërthimit të trazirave, pas ndarjes së vendit nga Bashkimi Europian.
Featured image of article: Mundësia për trazira nga Brexit/ Mediat angleze: Ja planet për evakuiimin e Mbretëreshës Planet për largimin e Mbretëreshës Elisabetë nga Londra
Përditësuar:

ANGLI- Mbretëresha dhe familja mbretërore do të evakuohen nga Londra në rast trazirash të shkaktuara nga Brexit. Propozimet për t’a larguar familjen mbretërore janë bërë pasi rreziku vazhdon të rritet.

Këto plane emergjente të zhvendosjes kanë ekzistuar që nga Lufta e Ftohtë, por janë duke u shqyrtuar sërish për shkak të mundësisë së shpërthimit të trazirave pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian”, shkruan “The Sunday Times”, pasi është informuar nga një burim anonim i qeverisë.

Gjithashtu, “The Mail on Sunday”, ka raportuar se ekzistojnë plane për zhvendosjen e Mbretëreshës Elizabeta dhe familjes mbretërore në vende të sigurta larg Londrës. Nga ana tjetër, Jacob Rees-Mogg, deputet i Partisë Konservatore, ka thënë se këto plane paraqesin panik të panevojshëm të zyrtarëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Gazetat britanike raportojnë planet për evakuimin e familjes mbretërore

Megjithatë, një ish-polic, i cili më parë ka qenë i angazhuar në mbrojtjen e familjes mbretërore, Dai Davies ka thënë për “The Guardian” se mbretëresha do të largohet nga Londra nëse ka trazira. “Nëse ka probleme në Londër, sigurisht që familja mbretërore do të largohet nga vendi i trazirave”.

L.K/Dosja.al

Shto Koment