Berisha: Pa 44 protestat para bashkisë, Erion Veliaj do ishte duke marshuar drejt postit të kryetarit të PS!
11 Shkurt, 14:23
...
Politike
Trazirat në veri të Kosovës, Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Serbia të tërheqë forcat e armatosura pranë kufirit!
25 Shtator 2021, 20:07Nga DOSJA
TIRANË-Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar për trazirat në veri të Kosovës duke shprehur shqetësim për sjelljen e Serbisë. Në një deklaratë zyrtare, MEPJ e Shqipërisë i bën thirrje Serbisë të tërheqë forcat e armatosura pranë kufirit pasi provokojnë dhunë.
“Shqipëria është veçanërisht e shqetësuar për dërgimin e forcave të armatosura serbe pranë kufirit me Kosovën dhe mjetet fluturuese ushtarake të cilët fluturojnë afër dhe sipër hapësirës ajrore të Kosovës, të cilat nxisin individët të provokojnë trazira dhe dhunë, si dhe synojnë destabilizimin e Kosovës. Këto akte bien ndesh me marrëveshjet ndëkombëtare, të cilat kanë për synim të sigurojnë rendin dhe stabilitetin në atë pjesë të rajonit,”-thuhet në reagim.
REAGIMI NGA MEPJ
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë është shumë e shqetësuar për përshkallëzimin e situatës në veri të Republikës së Kosovës dhe dënon fuqimisht aktet vandale të kryera sot, ku disa individë i vunë zjarrin zyrave të regjistrimit të mjeteve në Zubin Potok dhe dëmtuan një zyrë të ngjashme në Zvecan. Asgjë nuk e justifikon përdorimin e dhunës, dëmtimin e pronës publike dhe mungesën e respektit ndaj ligjit. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën thirrje që këta vandalë të sillen para drejtësisë.
Shqipëria është veçanërisht e shqetësuar për dërgimin e forcave të armatosura serbe pranë kufirit me Kosovën dhe mjetet fluturuese ushtarake të cilët fluturojnë afër dhe sipër hapësirës ajrore të Kosovës, të cilat nxisin individët të provokojnë trazira dhe dhunë, si dhe synojnë destabilizimin e Kosovës. Këto akte bien ndesh me marrëveshjet ndëkombëtare, të cilat kanë për synim të sigurojnë rendin dhe stabilitetin në atë pjesë të rajonit.
Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat e armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën dhe të punojë për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës. Ne i nxisim të gjithë aktorët të tregohen të përmbajtur dhe të drejtohen menjëherë drejt dialogut, si e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull me frymën e bashkëpunimit, ndaj të cilave Shqipëria është angazhuar në mënyrë të pakthyeshme, në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe. Si një aleat i NATO-s dhe një anëtar i përgjegjshëm i Kombeve të Bashkuara, Shqipëria do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbështetur të gjitha përpjekjet drejt de-përshkallëzimit të menjëhershëm të situatës dhe kthimit drejt dialogut.
TIRANË– Shqiptaro-amerikania pjesë e Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari ka treguar për diskutimet që ka pasur gjatë takimit të sotëm me ambasa...
TIRANË– Partia Demokratike ka vendosur të krijojë një strukturë koordinimi për problematikat e qytetarëve duke marrë parasysh propozimet konkrete që ...
Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaron se në mandatin e tretë të qeverisë së tij ka shumë gjëra që mund të bëhen ndryshe. Në një intervistë për Zërin e Amerikë...
SHBA– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka dhënë detaje llidhur me Agjencinë për Media dhe Informim. Gjatë inte...
TIRANË- Të tjerë shtetas nga Afganistani kanë mbërritur pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja për Evropën dhe pu...
VLORË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur në krah sot gjatë takimit në Vlorë edhe një shqiptaro-amerikane, eksponente të Partisë Republikane amer...
VLORË– Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalati është shfaqur pasditen e sotme në krah të liderit historik të Partisë Demokratike, Sali ...