Showbiz

Travis Barker surprizon Kourtney Kardashian për ditëlindje

Një nga yjet e serialit “Keeping Up With The Kardashians”, Kourtney Kardashian festoi ditën e djeshme 42 vjetorin dhe dhuratën më të bukur e mori nga partneri.
Featured image of article: Travis Barker surprizon Kourtney Kardashian për ditëlindje kourtney kardashian,travis barker

SHBA– Travis Barker, muzikanti që i ka marrë zemrën Kourtney Kardashian shfaqi anën e tij romatike në ditën e saj të lindjes.

Barker i dërgoi asaj një buqetë gjigante me lule, madje një nga më të mëdhat që mund të kemi parë ndonjëherë. E lumtur për këtë surprizë, Kourtney e ndau menjëherë me ndjekësit e saj në Instagram.

Tulipanët dhe gardeniat janë lulet e mia të preferuara. E gjithë shtëpia ime mban aromë të mirë”, ka shkruar Kourtney përkrah fotos. Lulet përfshinin tulipanë të bardhë dhe myshk të vendosura në një vazo dhe gardenia të bardha që vareshin në tavan. Detajist dhe i vëmëndshëm duket sikur se la me kaq surprizën e ditëlindjes.

Buqeta me lule e Kourtney Kardashian

Më vonë Travis i dha Kourtney-t edhe një ëmbëlsirë për t’i uruar ditëlindjen. Barker publikoi në Instagram një foto të ëmbëlsirës dhe të një pjate ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen Kourtney”.

Embelsira qe pergatiti Barker per Kourtney Kardashian

Ndër të tjera, 42-vjeçarja publikoi edhe disa momente speciale nga ditëlindja e saj, si një mesazh të ëmbël nga e ëma, Kris Jenner dhe një kartolinë urimi të bërë me dorë nga vajza e saj, Penelope.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Letra e Penelop per Kourtney

Travis dhe Kourtney janë në një lidhje dashurie prej janarit, zërat i konfirmoi vet ajo duke publikuar letren romatike.

“Për shumë aventura. Le ta shkatërrojmë njëri-tjetrin plotësisht. Me dashuri, Kourtney”, shkruhej në letër nga bukuroshja brune.

Barker gjithashtu ka bërë tatuazh emrin e yllin e “Keeping Up With The Kardashians”, dhe kjo e fundit e ndau foton në Instagramin e saj. Dyshja duket shumë e dashuruar.

(o.l./dosja.al)

Shto Koment