Editorial

Trashëgimia e Merkel në Ballkan, fitoret dhe humbjet ndaj idilit Rama-Vuçiç

Në “lamtumirën drejt së panjohurës”, Merkel, këmbënguli në investimin e saj, procesin e Berlinit. Disa herë në Konferencë shtypi me Edi Ramën, i mori edhe përgjigjen nga goja, që të mos e linte të kundërshtonte.
Featured image of article: Trashëgimia e Merkel në Ballkan, fitoret dhe humbjet ndaj idilit Rama-Vuçiç
Përditësuar:

“Një lamtumirë melankolike drejt së panjohurës”, ishte titulli i gazetës gjermane Tageszeitung, ndërsa Merkel la amanetet politike në Ballkan. U mundua ta ruante rreptësinë e pamjes, ndërsa ndahej me një prej investimeve të veta më të rëndësishme dhe, ashtu sic e përshkruan gazeta gjermane, po e linte rajonin drejt të panjohurës.

Ishte një ngjarje e madhe për Shqipërinë iniciativa e Kancelares gjermane për Ballkanin Perëndimor. Procesi i Berlinit, ishte më shumë një afrim me Gjermaninë se sa me Serbinë dhe vendet e tjera të rajonit.

Vizitat e Kancelarëve gjermane dhe takimet dyplëshe në histori, nuk bëjnë dot numrin e takimeve të Ramës me Merkelin dhe vizitat e saj në Tiranë. I gjithë rajoni u ndie po kaq i rëndësishëm, kur numri një i Gjermanisë dhe Europës, ishte aq afër, aq e pranishme dhe aq e vëmendshme.

Pa rezultate të mëdha, megjithëse ajo nuk e pranoi. Pa rezultate në dukshme do të ishte më e saktë. Vërtetë që ofera miliarda dollarëshe e BE për rajonin ishte tunduese, por për liderët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor, më tunduese se bërja e projekteve dhe transparenca për shpenzimin e parave, është krijimi i një hapësire paralele, ku pushteti i tyre politik dhe ekonomik, mund të jetë fare mirë edhe kriminal dhe i pakontrolluar.

Me këtë qëllim krijuan iniciativën paralele të Novi Sadit, që e quajtën Shengen Ballkanik (sipas emrit të Fatos Nanos në fillim të viteve 2000) dhe më pas Open Balkan.

Në vend të projekteve rajonale që ofroi të financonte BE, zgjodhën projektet individuale nga Lindja, me investime miliardëshe, që edhe kur dihet donatori, nuk dihet qëllimi, nuk garantohet suksesi.

Përzierje interesash, kompani offshore, pastrim parash dhe përfitime private të klikave drejtuese, ia zunë vendin, ofertës “burokratike” të Procesit të Berlinit, për projekte të financuara nga paratë e europianëve, me kushtin që të ketë studime fizibiliteti dhe transparencë, t’i shërbejnë zhvillimit të përbashkët dhe përfitimi të shkojë tek publiku, jo tek individët me pushtet.

Tregut të Përbashkët Ballkanik, që garanton 4 liritë, si një hap me tej i marrëveshjeve CEFTA të tregtisë së lirë, më një kuadër ligjor që mbron prodhimet kombëtare nga asimilimi, me garancitë e Gjermanisë dhe BE-së për respektimin e angazhimit, i mbivendosën një marrëveshje kaubojsish, që e shndërron Ballkanin në “Far West”, një terren ku fiton më i forti dhe më i forti ekonomikisht sot dihet që është Serbia, që ka mbledhur investitorë nga Amerika deri në Kinë, përfshirë Rusinë.

Në “lamtumirën drejt së panjohurës”, Merkel, këmbënguli në investimin e saj, procesin e Berlinit. Disa herë në Konferencë shtypi me Edi Ramën, i mori edhe përgjigjen nga goja, që të mos e linte të kundërshtonte.

Ndërsa Edi Rama, ndërsa në njërën anë i vë kazmën investimit të saj, në krahun tjetër i bën komplimente, me shpresën se kështu do ta falë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kur e sheh se nuk ka efekt, mundohet tinëzisht ta përfshijë Ballkanin e Hapur në Procesin e Berlinit, lëpin me shpejtësi c’ka pështyrë në mungesë të saj, teksa gafurret si i forti i rajonit nëpër Maqedoninë e brishtë dhe mohon veten duke e quajtur Edi Ramën e Ohrit dhe Shkupit, si prodhim të armiqve politikë.

Merkel nuk e prishi atmosferën e ikjes. Vetëm sa përmendi datën 5 tetor, kur 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të jenë gati për Tregun e Përbashkët Rajonal. Dy ditë më parë Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, Miguel Berger, la të kuptohet qartë se nuk mund të ketë integrim në BE jashtë Procesit të Berlinit: “Për ne është vendimtare të avancojmë punën për Tregun e Përbashkët Rajonal të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse Tregu i Përbashkët Rajonal, i cili do të krijohet deri në vitin 2024, është parakushti kryesor për zbatimin me sukses të Planit Ekonomik dhe Investues të BE -së në rajon.”

Mjaftoi një numër, 5, që Kancelarja, të flakë gjithë piruetat pa dinjitet të Ramës, që mundohej të thoshte se ai me Vuçiçin, po e përjashtonin Gjermaninë dhe BE, sepse e vlerësojnë shumë atë që ka bërë Gjermania dhe BE.

Albin Kurti nuk iu përgjigj sulmit që Edi Rama i bëri duke përdorur prezencën e Merkel. Me një gjuhë të thjeshtë shpjegoi se nuk mund të ulet në një marrëveshje me Serbinë pa garancinë e Bashkimit Europian, ashtu si nuk po ulet në bisedimet dypalëshe pa garancinë e BE.

Se një Ballkan i Hapur, pa një garant, nuk mund të funksionojë, sepse Serbia ka treguar dhe po tregon se nuk respekton asnjë marrëveshje, asnje shtet sovran në Ballkan dhe destabilizon aty ku mundet, sic po bën në Malin e Zi, siç bën rregullisht në Bosnje – Hercegovinë dhe siç bën në Kosovë.

Po me gjuhë të thjeshtë, Kurti shpjegoi se në çdo marrëveshje që bëhet me Serbinë, nuk bihet dakord për termat, si psh. Shtet, që Serbia nuk e pranon të përdoret për Kosovën.

Kjo pengon jo vetëm CEFTA-n, kjo pengon një marrëdhënie normale mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa Kosova vuan përballë Serbisë, edhe për marrëveshjet bazë, Edi Rama, e denoncon përpara fuqisë më të madhe europiane si shtet jo bashkëpunues, që, ndryshe nga Serbia, nuk ulet në tryezat e përbashkëta.

Nëse ka një të panjohur që Merkel do lërë pas, është pikërisht rruga që Rama dhe Vuçiç duan të imponojnë, duke shmangur Gjermaninë dhe BE, sulmi që i vjen Kosovës andej nga pret mbështetje, ndërkohë që po kërkon një marrëveshje me Serbinë, falimentimi që kërcënon prodhimin shqiptar nga produktet e serbe dhe maqedonase që do shtohen pa kontroll.

Merkel nuk pati kohë ta implementonte plotësisht Procesin e Berlinit të nisur 7 vjet më parë. Ndoshta dështoi të ndërkonte, por pati sukses në ndalimin e shkatërrimit të Ballkanit, kur bllokoi shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Produktin e parë të idilit Rama- Vucic pati kohë ta shkatërrojë, për të dytin “lamtumirë drejt së panjohurës”./Dosja.al

WordPress › Error

There has been a critical error on your website.

Learn more about debugging in WordPress.