Politike

Vite më parë quante ‘taliban’ PD-në për prishjen e Piramidës, dje Rama ngriti shtetin në këmbë për të shkatërruar Teatrin Kombëtar

Disa vite me parë nën cilësinë e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Rama e quante dikur shembjen  e Piramidës, “talibanizëm”, madje duke e krahasuar me shkatërrimin e objekteve të kultit nga regjimi i diktatorit Enver Hoxha.
Featured image of article: Vite më parë quante ‘taliban’ PD-në për prishjen e Piramidës, dje Rama ngriti shtetin në këmbë për të shkatërruar Teatrin Kombëtar
Përditësuar:

TIRANË- Deputetja e opozitës së re Elda Hoti, ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Duke hequr një paralelizëm me Piramidën, ajo i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama, se çfarë mendonte dikur për veprat publike dhe trashëgiminë kulturore.

Disa vite me parë nën cilësinë e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Rama e quante dikur shembjen  e Piramidës, “talibanizëm”, madje duke e krahasuar me shkatërrimin e objekteve të kultit nga regjimi i diktatorit Enver Hoxha.

Mendimi i Ramës për Piramidën vite më parë

Edhe pse godina ndodhej në gjendje të mjerueshme, ashtu siç ishte edhe Teatri Kombëtar, i lënë totalisht në harresë Rama “e mbrojti me shpatë” idenë, se nuk duhet të shembej për t’u ndërtuar Parlamenti i ri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por dje Rama ngriti të gjithë shtetin në këmbë dhe i dha fund luftës së tij më shumë se 20-vjeçare me artistët, duke shembur më në fund Teatrin Kombëtar. Ndonëse ishte vepër e të gjithë shqiptarëve dhe një pjesë e vyer e trashëgimisë kulturore shqiptare, Rama nuk këmbënguli për restaurimin, siç bëri me Piramidën, por u rreshtua në krah të atyre që “i vunë kazmën”.

(G. Sh. Dosja.al)

Shto Koment