
TIRANË- Deputeti Damian Gjiknuri iu përgjigj në Komisionin e Ligjeve, batutës së deputetit të opozitës parlamentare, Myslym Murrizi, i cili e quajti “transportues” që dërgon propozime dhe sjell urdhëra nga njëra mbledhje tek tjetra. Duke qeshur, Gjiknuri tha se: Të jesh transportues për mua është reklamë se bëj këtë rol për të arritur reformën, por ju kërkoj të ruajmë një nivel për mua, megjithëse ju thashë më bëni reklamë.
Komisioni i Ligjeve u mblodh sot që prej orës 11:00. Mbledhja nisi me kërkesën e Rudina Hajdarit për të vijuar diskutimet në Komision pas marrjes së mendimit të opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik. Kërkesa u kundërshtua nga PS dhe kjo solli bojkotin e mbledhjes nga ana e opozitës.
(F.g/dosja.al)