Aktualitet

Transportonte me mjetin “Mercedez Benz” emigrantin e paligjshëm drejt Tiranës, vihet në pranga 24 vjeçari

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Featured image of article: Transportonte me mjetin “Mercedez Benz” emigrantin e paligjshëm drejt Tiranës, vihet në pranga 24 vjeçari Policia Gjirokaster

GJIROKASTËR– Një 24 vjeçar është arrestuar pasi është kapur nga policia duke transportuar një emigrant të paligjshëm drejt Tiranës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mesditën e datës 30.11.2020, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, u kap duke transportuar me automjetin e tij tip “Mercedez Benz”, një emigrant të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Njoftimi i policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

U kap duke transportuar një emigrant të paligjshëm kundrejt fitimit, bie në pranga 24-vjeçari. Sekuestrohet një automjet. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mesditën e datës 30.11.2020, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, u kap duke transportuar me automjetin e tij tip “Mercedez Benz”, një emigrant të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që drejtonte shtetasi A. Sh. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment