Aktualitet

Transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, bie në pranga një person

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar në vendin e quajtur “Ura e Varur”, Berat, një mjet furgon që transportonte lëndë drusore.
Featured image of article: Transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, bie në pranga një person Berat

BERAT–Një automjet është bllokuar nga policia pasi po transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi E. K. ishte duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Ai është proceduar penalisht nga policia.

Njoftimi i policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Bllokohet nga Policia 1 automjet që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Procedohet penalisht drejtuesi i mjetit që po transportonte lëndën drusore. Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Berat dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar në vendin e quajtur “Ura e Varur”, Berat, një mjet furgon që transportonte lëndë drusore.Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi E. K. ishte duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Drejtuesin e mjetit, shtetasin E. K., 33 vjeç banues në Starovë, Berat, në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit e kanë proceduar penalisht. Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment