Aktualitet

Transportonte 16 emigrantë kundrejt fitimit, arrestohet 26-vjeçari, si u kap nga Policia në zonën e Devollit

VIDEO
Mësohet se në prangat e Policisë ka rënë 26-vjeçari me iniciale E.Sh. Ai është kapur duke transportuar 16 emigrantë të jashtëligjshëm me një makinë, të cilën e drejtonte pa patentë.
Featured image of article: Transportonte 16 emigrantë kundrejt fitimit, arrestohet 26-vjeçari, si u kap nga Policia në zonën e Devollit Pamje nga aksioni i policisë

KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar 26-vjeçarin me iniciale E.Sh, pasi është kapur në aksin rrugor Bilisht-Korçë duke transportuar 16 emigrantë të jashtëligjshëm. Mësohet se i riu ishte duke transportuar emigrantët me mjetin furgon tip “Citroen” që e drejtonte pa leje drejtimi. Ndërkohë që është shoqëruar edhe një tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor i tij.

Njoftimi i Policisë: 

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonte 16 emigrantë të paligjshëm dhe drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt, vihet në pranga një 26-vjeçar.

 

Ndalohet edhe një shtetas tjetër, si bashkëpunëtor i dyshuar i tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatet e Policisë Korçë e Devoll, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin furgon tip “Citroen” që e drejtonte pa leje drejtimi 16 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, bënë ndalimin edhe të shtetasit E. L., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

J.V/Dosja.al

Shto Koment