Aktualitet

Transportonin “lekë droge”! Kapen me 18,000£ dy shqiptarët në Angli, s’përdornin bankën por trenin. I prangosi Policia, justifikimi i avokatit: Donin para të shpejta!

FOTO
Mediat britanike bëjnë me dije se të dy po udhëtonin me një pako parash, që ishin ishin siguruar nga fabrikat e kanabisit. Të dy ishin dënuar për pastrim parash në 12 Dhjetor 2018, duke përfunduar pas hekurave të qelisë për 12 muaj.
Featured image of article: Transportonin “lekë droge”! Kapen me 18,000£ dy shqiptarët në Angli, s’përdornin bankën por trenin. I prangosi Policia, justifikimi i avokatit: Donin para të shpejta! Durim Mytro dhe Geni Dragjoshi

BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë janë arrestuar në Angli pasi u kapën me 18,000 £ në një stacion pasi kishin udhëtuar nga Birmingham për në Uellsin Jugor, në mënyrë që të transportonin dorazi paratë e drogës. Durim Mytro, 48 vjeç dhe Geni Dragjoshi, 34 vjeç, u punësuan si korrierë nga gangsterë.

Mediat britanike bëjnë me dije se të dy po udhëtonin me një pako parash, që ishin ishin siguruar nga fabrikat e kanabisit. Të dy ishin dënuar për pastrim parash në 12 Dhjetor 2018, duke përfunduar pas hekurave të qelisë për 12 muaj.

Graeme Logan, i cili përfaqësoi në gjyq Mytron, tha se klienti i tij ishte i papunë edhe pse kishte jetuar në Birmingham për 16 vjet dhe kishte punuar më parë si kopshtar dhe roje sigurie. Ndërsa avokati Steffan Bisson tha për Dragjoshin se ishte azilkërkues në Angli.

“I pandehuri është ndarë nga gruaja. Ai po përpiqej të bënte ca para të shpejta me kohë për Krishtlindjen.” 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por rezultoi se Dragjoshi kishte dënime të mëparshme për mallra të vjedhura dhe trafik droge.

Marrë nga southwalesargus.co.uk

(k.m/dosjas.al)

Shto Koment