Aktualitet

Transportonin emigrantët e paligjshëm drejt Malit të Zi, pranga dy të rinjve nga Shkodra

Dy të rinjtë përfunduan në pranga, pasi akuzohen se ndihmonin emigrantë të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.
Featured image of article: Transportonin emigrantët e paligjshëm drejt Malit të Zi, pranga dy të rinjve nga Shkodra Foto ilustruese

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, të cilët akuzohen se ndihmonin emigrantë të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale: P. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Sipërme/Shkodër dhe S. G., 25 vjeç, banues në fshatin Dragoç/Shkodër.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i tyre u bë, pasi në aksin rrugor Shkodër- Malësi e Madhe, me automjetin tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi P. Gj., në bashkëpunim me shtetasin S. G., po transportonin me qëllim dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, tre shtetasit e huaj të vendeve të treta, në drejtim të Malit të Zi e me pas në vendet e BE.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër

Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia arreston në flagrancë  dy shtetas të cilët po transportonin 3 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit  kundrejt fitimit.

Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët falë një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: P. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Sipërme/Shkodër dhe S. G., 25 vjeç, banues në fshatin Dragoç/Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Shkodër- Malësi e Madhe, me automjetin tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi P. Gj., në bashkëpunim me shtetasin S. G., po transportonin me qëllim dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, tre shtetasit e huaj të vendeve të treta, në drejtim të Malit të Zi e me pas në vendet e BE.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment