Aktualitet

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohet një person, 2 të tjerë shpallen në kërkim

Tre shtetasit të cilët po transportonin 20 emigrantë të paligjshëm janë kapur nga policia gjatë aksionit të tyre.
Featured image of article: Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohet një person, 2 të tjerë shpallen në kërkim Foto ilustruese

TIRANE– Policia ka arrestuar një person dhe ka vënë në pranga dy të tjerë si pasojë e operacionit të koduar “Perimetri”.

Personat e shpallur në kërkim nuk iu janë bindur urdhërit të policisë për tu ndaluar.

Tre shtetasit po transportonin 20 emigrantë të paligjshëm janë kapur nga policia gjatë aksionit të tyre.

Policia po punon për kapjen e shtetasve A. K., 25 vjeç dhe A. Th., 49 vjeç, të dy banues në Durrës të cilët u shpallën në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë/Informacion

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Në kuadër të këtij operacioni goditen tre raste të tjera në fushën e dhënie ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vihet në pranga një shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë, të cilët po transportonin 20 emigrantë të paligjshëm.

Dy personat e shpallur në kërkim, gjatë ndjekjes nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur tre raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. G., 46 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, i cili u kap nga punonjësit e Policisë Rrugore, në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, duke transportuar me mjetin furgon tip “Volksëagen”, në drejtim të Tiranës, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu filloi procedimi penal dhe po punohet intensivisht për kapjen e shtetasve A. K., 25 vjeç dhe A. Th., 49 vjeç, të dy banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, janë vënë në ndjekje të dy automjeteve, respektivisht fuoristradë tip “Benz” dhe mjetit furgon tip “Ford Transit”, me drejtues shtetasit e lartpërmendur, të cilët nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar dhe kanë braktisur mjetet e tyre në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, me 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment