
GREQI– Policia greke ka vënë në pranga 3 shqiptarë përkatësisht të moshave, 23, 36 dhe 49 vjeç. Shqiptarët janë kapur në Kostur, duke transportuar në këmbë një çantë që përmbante 2 pako me 19 kg 530 gram marijuanë.
Gjithashtu nga verifikimi në sistemi rezulton se të 3 shqiptarët rezultojë persona me precedentë dhe të dënuar më përpara.
Mësohet se 23 vjeçari është i dënuar me 24 muaj burg dhe 6000 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantet. 36 vjeçari është i dënuar me 18 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje te ligjit mbi emigrantët dhe 49 vjeçari rezulton i dënuar me 24 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët. Policia greke sekuestroi 3 celularë dhe 3 karta SIM.
(a.m/dosja.al)