Aktualitet

Nuk zbatojnë rregullat përgjatë itinerarit, policia ndëshkon 36 mjete të transportit publik (VD)

Të paktën 36 mjete janë ndëshkuar për mospozicionim në hapësirat e stacionit të rezervuar për ta.
Përditësuar:

TIRANË- Problemet me linjat urbane në kryeqytet vijojnë prej kohësh ndërkohë që nuk është marrë asnjë masë për përmirësimin e kësaj gjendje.

Por ditën e sotme përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, Policia e Shtetit ka deklaruar se ka nisur zbatimi i një plan vendimi që do të monitorojë  dhe evidentojë të gjjtha linjat e të transportit publik në Tiranë, në raport me detyrimet, por edhe shkeljet e tjera që pengojnë dhe vonojnë subjektet e transportit përgjatë itinerarit të tyre.

Si dhe ka shtuar se plotë  36 mjete janë ndëshkuar për  mospozicionim në hapësirat e stacionit të rezervuar për ta.

Postimi i Plotë

Duke konsideruar vështirësitë e lëvizjes së mjeteve të transportit publik qytetas, veçanërisht autobuzat artikularë, por edhe rrezikshmërine që u kanoset pasagjerëve dhe përdoruesve të rrugës në tërësi nga shkeljet e këtyre të fundit, rrugorët e kryeqyetit kanë nisur zbatimin e nje plani veprimi, për monitorimin dhe evidentimin e të gjjtha linjave të transportit publik qytetas, në raport me detyrimet, por edhe shkeljet e tjera që pengojnë dhe vonojnë subjektet e transportit përgjatë itinerarit të tyre.

Në funksion të këtij plani veprimi, janë dokumentuar dhe ndëshkuar 36 mjete të transportit publik qytetas, për mospozicionim në hapësirat e stacionit të rezervuar për ta, si dhe 87 automjete të tjera, të cilat janë evidentuar të pushuar në stacionet e autobuzave duke u bërë pengesë dhe njëkohësisht rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment