Aktualitet

Transport të lëndëve drusore në Lezhë, procedohet penalisht një person

Drejtuesi i automjetit me iniciale A.M 30 vjeç, që po transportonte drutë është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Featured image of article: Transport të lëndëve drusore në Lezhë, procedohet penalisht një person Foto nga ngjarja

LEZHË- Policia ka bërë me dije se kanë kapur një person në flagrancë duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacion. Automjeti që po transportonte drutë ishte në autostradën Milot-Morinë. Drejtuesi i automjetit me iniciale A.M 30 vjeç, që po transportonte drutë është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Më tej, polica ka udhëzuar të gjithë personat që konstatojnë shkelje të tilla të denoncojnë përduke u siguruar aty mbajtjen e plotë të fshehtësisë.

Njoftimi i plotë:

Lezhë

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Bllokohet nga Policia, 1 automjet që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Procedohet penalisht drejtuesi i mjetit që po transportonte lëndën drusore.

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën Milot-Morinë, kanë konstatuar dhe ndaluar në Rubik, Mirditë, një mjet furgon që transportonte lëndë drusore.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi A. M., po transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë, kanë proceduar penalisht shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në fshatin Ndërfanë, Mirditë. Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment