Aktualitet

Transport i paligjshëm i lëndëve drusore, policia e Lezhës procedon penalisht 4 persona  

Ndalimi i mjeteve që po transportonin lëndët drusore u bë në Autodstradën Milot-Morinë
Featured image of article: Transport i paligjshëm i lëndëve drusore, policia e Lezhës procedon penalisht 4 persona   Foto nga ngjarja

LEZHË- Policia ka bërë të ditur se kanë proceduar penalisht 4 persona pasi po transportonin lëndë drusore pa dokumentacion përkatës. Ndalimi i mjeteve që po transportonin lëndët drusore u bë në Autodstradën Milot-Morinë.

Gjithsej u ndaluan katër automjete që po transportonin 25 metra kub lëndë drusore. Drejtuesit e mjeteve që janë proceduar penalishtë në gjendje të lirë, janë A.B 56 vjeç, F.N 48 vjeç, K.C 34 vjeç dhe P.T 56 vjeç. Sasia e lëndës drusore të kapur i është kaluar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

DVP Lezhë

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Bllokohen nga Policia, 4 automjete që transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Procedohen penalisht drejtuesit e mjeteve që po transportonin lëndën drusore. Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore për Autostradën Milot-Morinë, kanë konstatuar dhe ndaluar në Rubik, Mirditë, Skuraj dhe Kurbin, 2 mjete tip furgon dhe 2 kamionçina që transportonin sasi të konsiderueshme lënde drusore. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesit e këtyre mjeteve po transportonin rreth 25 m3 lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë dhe Kurbin kanë proceduar penalisht shtetasit: A. B., 56 vjeç, banues në Thumanë, F. N., 48 vjeç, banues në Tiranë, K. C., 34 vjeç dhe P. T., 56 vjeç, banues në Lezhë. Materialet në ngarkim të tyre janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment