Aktualitet

Transport i paligjshëm emigrantësh, në pranga 2 persona

VIDEO
ë arrestuarit janë S.D 34 vjeç dhe S.B 25 vjeç. Këta të dy po transportonin 6 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës me një automjet tip "Volkswagen".
Featured image of article: Transport i paligjshëm emigrantësh, në pranga 2 persona Pamje nga aksioni i policisë

GJIROKASTËR- Policia ka bërë të ditur se kanë arrestuar 2 persona në Gjirokastër për transport të paligjshëm të emigrantëve. Arrestimi i 2 personave është pjesë e operacionit policor “Muzgu 5”. Të arrestuarit janë S.D 34 vjeç dhe S.B 25 vjeç. Këta të dy po transportonin 6 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës me një automjet tip “Volkswagen”. Kapja e këtyre personave u bë e mundur për me ndihmen e Policisë së Gjirokastrës, Policinë Kufijtare dhe shërbimet e FRONTEX-it.


Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Muzgu 5”. Operacioni nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohet një automjet. Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu 5”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. D., 34 vjeç, banues në Maminas, Durrës dhe S. B., 25 vjeç, banues në Kuçovë. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve S. D. dhe S. B, të cilët u kapën në afërsi të fshatit Vanistër, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 6 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment