Politike

“Transparencë për pronësinë e medias”/ Balla sulmon portalet: Shkruajnë lajme të rreme, të publikohen emrat e pronarëve

VIDEO
Gjatë fjalës së tij Balla ka sulmuar disa portale në vend, për të cilat është shprehur se shkruajnë lajme të rreme. Ai kërkon që për të gjitha mediet të publikohen emrat e pronarëve.
Featured image of article: “Transparencë për pronësinë e medias”/ Balla sulmon portalet: Shkruajnë lajme të rreme, të publikohen emrat e pronarëve Taulant Balla

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në seancën e sotme plenare ka deklaruar se duhet transparencë për pronësinë e medias. Gjatë fjalës së tij ai ka sulmuar disa portale në vend, për të cilat është shprehur se shkruajnë lajme të rreme.


“Edhe pse Kuvendi gjatë viteve të fundit që ka bërë ndryshime në kodin penal. Dje kemi pasur një rast të përsëritur. Janë zjarre që vendosen nga njerëz të papërgjegjshëm. I bashkohem thirrjes së deputetit Roshi, jo vetëm institucionet brenda policisë së shtetit për dhe shërbimi informativ shtetëror përgjegjësitë që i takojnë. Jam i bindur që portali i Shkëlzen Berishës, Syri.Net apo i dhëndrit të Sali Berishës, Jeta është pa qejf, do kenë shumë arsye për të prodhuar lajme sot dhe se u prek çështja e medias këtu. Shqipëria e ka të domosdoshëm transparencën e pronësisë së medias. Duhet të ketë të publikuar zyrtarisht se kush është pronari. Kush janë gazetarët që shkruajnë lajme fake.Të hapen hetimet për Gërdecin, Shkëlzen Berisha i përfshirë në krim shtetëror”,  tha Balla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al 

Shto Koment