Aktualitet

Transmetueshmëria e virusit nuk është ulur, Eugena Tomini thirrje qytetarëve: Respektoni distancimin social, gjithçka është në dorën tuaj

Shefja e Epidemisë në ISHP, Eugena Tomini u ka bërë thirrje qytetarëve që të vijojnë me respektimin e masave ndaj COVID-19, pasi nuk ka të dhëna, se transmetueshmëria e tij është ulur.
Featured image of article: Transmetueshmëria e virusit nuk është ulur, Eugena Tomini thirrje qytetarëve: Respektoni distancimin social, gjithçka është në dorën tuaj Eugena Tomini

TIRANË -Shefja e Epidemisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, u ka bërë thirrrje qytetarëve, që të zbatojnë protokollet e sigurisë, për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Sipas saj, rritja e numrit të rasteve në ditët e fundit ishte e pritshme pas lehtësimit të masave, ndërsa shtoi se tashmë çdo gjë është në dorën e qytetarëve. Ndër të tjera Tomini theksoi, se përdorimi i maskës në ambjentet e mbyllura është kriter i domosdoshëm.

Ka një trend në rritje në këto 7, 8 ditë gjë që ishte e pritshme pas lehtësimet të masave. Kjo ndodh sepse kemi një zbehje të ndërgjegjësimit. Ndoshta elementet e karantinës, elementet e distancimit fizik sollën këtë situatë. Rastet që janë të hospitalizuar po monitorohen nga mjekët, por nuk ka asnjë të dhënë që tregon se është ulur transmetueshmëria e virusit“, tha Tomini.

Duke bërë apel për rritje të ndërgjegjësimit, në një prononcim për median, ekspertja e ISHP, u shpreh se rritja e numrit të rasteve ishte e pritshme pas lehtësimit të masave dhe tashmë çdo gjë është në dorë të qytetarëve dhe institucioneve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në mënyrë që sëbashku të minimizojmë përhapjen e COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I bëjmë thirrje qyterarëve që ne nuk kemi për qëllim izolimin, por ndërgjegjesimin që ta kalojmë këtë virus. Të respektojnë masat e distancimit social, të respektojnë masat e higjenës dhe vendosjen e maskave. Përdorimi i maskës nëse nuk kemi brenda ambienteve të mbyllura kushte për të zbatuar distancimin, maska rekomadohet. Maska ka disa kritere, është kriter i domosdoshëm për qendrat tregëtare dhe gjithë ambientet e mbyllura“, tha Tomini.

Tomini theksoi se paravrësisht rasteve të ritura ditët e fundit me COVID-19, në kopshte dhe çerdhe nuk kemi raste pozitive në moshën fëminore. Sa i përket hapjes së transportit publik Tomini tha se do të bëhet mbi zbatimin e protokolleve të sigurisë dhe asnjë qytetarë nuk do të lejohet të udhëtojë pa maskë.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment