Aktualitet

Shpërfytyroi Skënderbeun, godet skulptori Sinan Alija: Edhe për tatutë e Dafina Zeqirit mund të flasin…këta që më akuzojnë mua s’i kanë prerë kërthizën Heroit (PERLA)

  • PERLAT e artistëve shqiptarë! Prizreni përuron bustin e Skënderbeut por e ‘zbret’ nga kali!
  • Si për të thyer akullin, skulptori Sinan Alija krahasoi punimin e tij me tatuazhet e këngëtares Dafina Zeqirit.
    Featured image of article: Shpërfytyroi Skënderbeun, godet skulptori Sinan Alija: Edhe për tatutë e Dafina Zeqirit mund të flasin…këta që më akuzojnë mua s’i kanë prerë kërthizën Heroit (PERLA) Skulptori Sinan Alija

    KOSOVË– Skulptori Sinan Alija i cili është vënë në qënder të medias për shkak të transformimit që i ka bërë skulpturës së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu ka folur për mediat kosovare.

    Ai është shprehur se arti është i lirë e se askush nuk e dinte se si ishte Skëndërbeu, duke thënë se ‘nuk e kemi përkund në djep’.

    ‘Vetë e kam punuar. Skulptura asnjëherë nuk finalizohet, por duhet ta dijë skulptori se ku dhe kur të ndalet. Një vepër arti iu dedikohet shoqërisë me qëllimin dhe mundësinë që secili të krijojë përshtypjen e vet, andaj nuk I ndërhyj kujt në perceptimin e vet, arti është I lirë. Unë nuk e kam idenë se cfarë pritshmërie kanë pasur të tjerët, sepse mesa di unë, askush prej nesh nuk ia kemi prerë kërthizë e as nuk e kemi përkundur në djep Skënderbeun” tha ai.

    Si për të thyer akullin, skulptori krahasoi punimin e tij me tatuazhet e këngëtares Dafina Zeqirit.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Dikujt mund ti dalë punë edhe me tatutë e Dafina Zeqirit edhe pse asaj i shkojnë bukur”, komentoi ai.

    Vepra e Alija është parë si transformim i figurës së heronjve tanë kombëtarë. Vetë skulptori reagoi ditën e djeshme në Facebook duke postuar veprën e tij e duke shkruar: Dedikuar portaleve’. Vepra e tij u ngrit në Prizren me 28 nëntor mirëpo u komentua si një shpërfytyrim i figurës së Skëndërbeut që nga shprehia e fytyrës e deri tek mungesa e kalit e cila është simboli që e ka shoqëruar në luftrat e tij.

    (a.b)/dosja.al

    2 Komente në “Shpërfytyroi Skënderbeun, godet skulptori Sinan Alija: Edhe për tatutë e Dafina Zeqirit mund të flasin…këta që më akuzojnë mua s’i kanë prerë kërthizën Heroit (PERLA)

    1. Vertete nuk e kuptova pse eshte ngritur nr kembe lukunija njerezore prr tr analiziar veotrs artsitikr te dikujt tjeter. Kali mungon, e pastaj? Shprehja e fytyres? Te jem krejt e sinqerte, keto tipare paraqitur ketu jane shume me teper Shqiptare se cdo lloj Skenderbeu qe kemi ndertuar ne ne koken tone. Neee ka probleme teknike, lente merren skulptoret dhe analistetvme kete pune. Per mua si qytetar: Faleminderit o lum miku qe ne keto trevat tona Shqiptare qe nuk vlereson kurre artistin, punon dhe s’ke dhene doreheqje nga arti.

    2. Vertete nuk e kuptova pse eshte ngritur ne kembe lukunija njerezore per te analizuar vepren artistike te dikujt tjeter. Kali mungon, e pastaj? Shprehja e fytyres? Te jem krejt e sinqerte, keto tipare paraqitur ketu jane shume me teper Shqiptare se cdo lloj Skenderbeu qe kemi ndertuar ne ne koken tone. Nese ka probleme teknike, le te merren skulptoret me kete pune. Per mua si qytetar: Faleminderit o lum miku qe ne keto trevat tona Shqiptare qe nuk vleresojne kurre artistin, punon dhe s’ke dhene doreheqje nga arti.

    Shto Koment