Politike

FOTO/ Valë shkarkimesh në Shkodër, Voltana Ademi s’ndalet me projektet: Si do transformohet rruga e Drishtit

Voltana Ademi ka njoftuar se Bashkia Shkodër ka filluar rikonstruksionin e rrugës së Drishtit, e cila tashmë po kthehet në një destinacion turistik.
Featured image of article: FOTO/ Valë shkarkimesh në Shkodër, Voltana Ademi s’ndalet me projektet: Si do transformohet rruga e Drishtit Voltana Ademi

SHKODËR- Kryebashkiakja aktuale e Shkodrës, Voltana Ademi ka njoftuar se Bashkia Shkodër ka filluar rikonstruksionin e rrugës së Drishtit, e cila tashmë po kthehet në një destinacion turistik.

Sipas Ademit, investimi në këtë rrugë do të zgjojë interesin e turistëve e investitorëve publik e privat në fushën e turizmit.

Postimi i plotë i Voltana Ademit:

Rruga Ura e Mesit – Drisht -Kala e Drishtit, drejt një destinacioni të ri turistik, po realizohet! Një rrugë e re do të zëvëndësojë baltën, ujin, gropat. Një rrugë e re do të mundësojë që një vend me histori, kalanë e gjurmë të parëve tanë, do të zgjojë interesin e turistëve e investitorëve publik e privat në fushën e turizmit.
Bashkia Shkodër ka filluar rikonstruksionin e rrugës së Drishtit. Me fondet tona ka nisur puna për lotin e parë. Ndërkohë është lidhur marrëveshja me Fondin Shqiptar për vijimin e Lotit II dhe Lotit III. Procedurat e prokurimit publik janë në proces.
Ja si do të transformohet kjo rrugë! Një premtim i mbajtur për Drishtin, Postribën e për Shkodrën tonë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment