Aktualitet

Avokati i Shullazit ankimon vendimin për kalimin në ‘bis41’, paralajmëron padi për ‘313’: Nuk na lejuan të takonim klientët

Avokati i Shullazit ka ankimuar vendimin ndaj klientit të tij për kalimin në regjimin '41 bis'. Sipas Meçes, vendimi është i padrejtë dhe janë shkelur procedurat.
Featured image of article: Avokati i Shullazit ankimon vendimin për kalimin në ‘bis41’, paralajmëron padi për ‘313’: Nuk na lejuan të takonim klientët Emiljano Shullazi dhe avokati

TIRANË- Ashtu siç kishte parlajmëruar, avokati i Emiljano Shullazit, Vladimit Meçe, ka ankimuar në GjKKO, vendimin e Ministrisëë së Drejtësisë, për kalimin e klientit të tij, në regjimin ’41 bis’. Njëkohësisht ai bën me dije, se do të kallëzojë penalisht edhe administratën e burgut ‘313’, të cilët nuk i lejuan që të takohen me klientin e tij.

“Ne nuk u lejuam nga administrata e burgut të takonim klientët tanë dhe nuk na u dha asnjë shpjegim. Paligjshëmria vijon edhe në këtë drejtim. Qeliza e izolimit ka kufizime të lirisë dhe takimeve me të tjerët, por përjashton avokatët dhe do të bëjmë edhe kallëzim penal”, tha Meçe.

Ai përsëriti edhe njëherë deklaratën e tij, se vendimin ndaj Shullazit është abuziv, pasi ndaj klientit të tij, nuk ka një vendim të formës së prerë, ndërsa shtoi, se ka pasur shkelje gjithashtu edhe në procedurën, mbi të cilën është marrë vendimi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ligji flet për subjekte të organizatave kriminale, dhe Emiljano Shullazi nuk ka asnjë vendim të formës së prere për këtë akuzë. Ka dhe shkelje të tjera që lidhen me procedurën me të cilën është realizuar marrja e këtij vendimi nga ministria e Drejtësisë. Ne nuk e dimë se klienti im është vendosur në regjimin ’41-bis‘”, u shpreh Meçe.

 Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, firmosi më 1 gusht emrat e parë që do të transferohen në qelitë e veçanta. Arbjon Aliko, banda e Shullazit dhe Genci Balla, i arrestuar për terrorizëm, do të izolohen në qeli të posaçme.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment