Sport

Transferimi me super klauzolë, Manaj flet për herë të parë si katalanas

Sulmuesi nga Lushnja i kushtoi 700 mijë euro Barcelonës
Featured image of article: Transferimi me super klauzolë, Manaj flet për herë të parë si katalanas Rey Manaj

Rey Manaj sot u transferuar te Barcelona B. Sulmuesi la Albaceten për të provuar një aventurë të re. Ai do të ketë klauzolë largimi 50 mln euro.

Pas zyrtarizimit, ai foli për faqen zyrtare të klubit. “Kjo është një nga ditët më të rëndësishme të jetës sime. Vij te një klub i madh, për të cilin mendoj se është më i madhi në historinë e futbollit”.

“Mezi po pres që të luaj me ekipin e ri. Kur Barça më bëri ofertë, nuk pranova të merrja në shqyrtim asnjë propozim tjetër dhe e vetmja gjë që doja ishte të mbërrija sa më shpejt këtu në Katalonjë. Jam shumë i lumtur”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Dua që ta ndihmoj sa më shumë ekipin. Një sulmues duhet të shënojë dhe uroj ta bëj këtë. I kam vendosur vetes disa synime personale, por mbi të gjitha dua që skuadra të ngjitet në kategorinë e dytë. Barcelona është klubi më me i rëndësishëm në botë”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment