Sport

Transferimi i Suarez te Atletico Madrid hap horizonte të reja për Juventusin, bardhezinjtë gati të rikthejnë një ish

Ardhja e urugajanit do të bënte që Alvaro Morata të gjente një destinacion tjetër. Los Colchoneros” janë gati të pranojnë çdo ofertë që kalon shifrën e 50 milionë eurove
Featured image of article: Transferimi i Suarez te Atletico Madrid hap horizonte të reja për Juventusin, bardhezinjtë gati të rikthejnë një ish Luis Suarez dhe Alvaro Morata

SPANJË-Luis Suarez është pranë transferimit te Atletico Madrid. Këto janë zërat e fundit që vijnë nga Spanja, me sulmuesin që pritet të largohet nga Barcelona. Ardhja e urugajanit do të bënte që Alvaro Morata të gjente një destinacion tjetër. Los Colchoneros” janë gati të pranojnë çdo ofertë që kalon shifrën e 50 milionë eurove, ndërsa drejtuesit e Juves duket se kanë ofruar huazim për shifrën e 10 milionë eurove dhe të drejtë blerjeje për 45 milionë euro verën e ardhshme.

Sulmuesi spanjoll ka veshur fanellën bardhezi në sezonet 2014-2016 dhe ka luajtur 93 ndeshje, gjatë të cilave ka shënuar 27 gola, ndërsa tani pritet të formojë treshen ofensive me Ronaldon e Dybalën. Për Dzekon pista është komplikuar pasi Roma nuk ka ndërmend ta shesë pa siguruar më parë një tjetër qendërsulmues.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment