Sport

Transferimi i Pogba, Raiola shpërthen ndaj Manchester-it: E turpshme, futbollisti është profesionist

Raiola për mediat ndërkombëtare ëshyë shprehur se futbollisti nuk ka bërë asgjë të keqe dhe klubi duhet t’i japë atij dritën jeshile dhe ta lë të lirë.
Featured image of article: Transferimi i Pogba, Raiola shpërthen ndaj Manchester-it: E turpshme, futbollisti është profesionist Mino Raiola dhe Paul Pogba

BRITANI- Agjenti i njohur i futbollistëve Mino Raiola ka shpërthyer ndaj drejtuesve të Manchester United në lidhje me transferimin e mesfushorit Paul Pogba. Raiola për mediat ndërkombëtare është shprehur se  futbollisti nuk ka bërë asgjë të keqe dhe klubi duhet t’i japë atij dritën jeshile dhe ta lë të lirë.

Raiola pretendoi se “Djajtë e kuq” kanë qenë të vetëdijshëm për një kohë të gjatë për dëshirën e fituesit të Kupës së Botës që do të largohej nga Old Trafford. Pogba është ballafaquar me kritika ndaj sjelljes së tij pasi ai synon një lëvizje larg kësaj vere.

Për këtë gjë agjenti i francezit ka shpërthyer ndaj klubit duke thënë se fubollisti është një profesionist në çdo drejtim.

Pogba nuk ka bërë asgjë të keqe. Ai është treguar i respektueshëm dhe profesionist në çdo drejtim. Klubi i di dëshirat e tij prej kohësh. Është e turpshme që njerëz të tjerë ta kritikojnë pa patur informacionin e duhur dhe jam shumë i zhgënjyer që klubi nuk ka marrë asnjë masë ndaj tyre. Shpresoj që shumë shpejt të gjendet një zgjidhje e kënaqshme për të gjitha palët”, tha agjenti italian.

Pogba po mundohet të gjejë çdo formë për t’u larguar nga “Djajtë e Kuq”, teksa destinacioni i preferuar është Real Madrid, por në listë mbetet edhe Juventus.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment