Sport

Transferimi i Muriqit te Lazio “pasuron” dy ekipet shqiptare, ja sa do të përfitojnë Besa dhe Teuta nga ky operacion

Lojtari do të përfitojë 2 milion euro neto në sezon, ndërsa Teuta dhe Besa po “fërkojnë duart” nga ky transferim.
Featured image of article: Transferimi i Muriqit te Lazio “pasuron” dy ekipet shqiptare, ja sa do të përfitojnë Besa dhe Teuta nga ky operacion Vedat Muriqi

ROMË-Vedat Muriqi te Lazio është thuajse një transferim i kryer. Sulmuesi dardan që aktivizohej te Fenerbahce shumë shpejt do të udhëtojë në Romë për të të kryer vizitat mjekësore dhe në fund do të hedhë firmën e tij në kontratë. Igli Tare ia doli të “rrëmbejë” sulmuesin e Kosovës për 18 milion euro, ndryshe nga kërkesa e Fenerbahces që në fillim kërkoi plot 25 milion euro.

Lojtari do të përfitojë 2 milion euro neto në sezon, ndërsa Teuta dhe Besa po “fërkojnë duart” nga ky transferim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy klubet shqiptare kanë pasur lojtarin pjesë të tyre kur ai ende nuk kishte mbushur 23 vjeç, duke siguruar një shumë prej afro 360 mijë eurosh për formimin e lojtarit. Teuta do të përfitojë plot 260 mijë euro, ndërsa Besa afro 90 mijë.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment