Sport

Transaksione me kompani lojërash fati, lidhje me Ndranghetan dhe baste sportive: Allegri hetohet për pastrim parash

“La Verita”, e cila ka publikuar një artikull që zbulon se kjo zyrë brenda Bankës së Italisë ka marrë disa raporte për transaksione të dyshimta, që lidhin Allegrin me botën e lojërave të fatit dhe basteve sportive
Featured image of article: Transaksione me kompani lojërash fati, lidhje me Ndranghetan dhe baste sportive: Allegri hetohet për pastrim parash Max Allegri

ITALI-Zyrtarët kundër pastrimit të parave në bankën e Italisë kanë kthyer vëmendjen nga trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja italiane “La Verita”, e cila ka publikuar një artikull që zbulon se kjo zyrë brenda Bankës së Italisë ka marrë disa raporte për transaksione të dyshimta, që lidhin Allegrin me botën e lojërave të fatit dhe basteve sportive.

Hetimet në vazhdim kanë të bëjnë veçanërisht me disa pagesa të bëra në llogarinë e Allegrit nga një kompani malteze nën hetim për mashtrim, evazion dhe marrëdhënie me ‘Ndranghetan’.Sipas këtyre thashethemeve, edhe Banka e Italisë po heton disa “transaksione të dyshimta” të teknikut të Juventusit, me menaxherët e bankës të cilët po konsiderojnë shpenzimet e Allegrit në dy kazino jashtë vendit me vlerë mbi 350 mijë euro.

Në tërësi, janë shtatë transferime, të marra nga trajneri midis 2018 dhe 2021, për një total prej 161,000 euro. Këtyre duhet t’u shtohet numri i njëjtë i pagesave, për një total prej 168,000 euro shtesë, nga një kompani sllovene që menaxhon hotelet dhe kazinotë dhe 140,000 euro, si dhe një 140 mijë euro nga një bankë private në Monte Carlo. Në fund një raport i mëtejshëm i arritur në Palazzo Koch ka të bëjë me kartën e kreditit të Allegrit, e cila midis 2018 dhe 2019 në kompani lojërash fati, shpenzoi pothuajse 500,000 euro kryesisht në një kazino në Monte Carlo dhe një tjetër në Slloveni, (Perla e Nova Gorica).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

ALLEGRI: “Jam i pafajshëm”

Max Allegri iu përgjigj thashethemeve rreth përfshirjes së tij në hetimet e basteve dhe lojërave të fatit. “Unë deklarohem me vendosmëri absolute me çdo veprimtari të paligjshme ose të parregullt dhe, aq më pak, me çdo shkelje të legjislacionit kundër pastrimit të parave”, tha ai.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment