Bota

Transformimi i Juan Guaido-s, presidentit të vetëshpallur të Venezuelës

Sot president i vetëshpallur i Venezuelës, por si nisi karriera politike e Juan Guaidos?
Featured image of article: Transformimi i Juan Guaido-s, presidentit të vetëshpallur të Venezuelës

Caracas, Venezuelë– Juan Guaido një ish-inxhinier industrial, është kreu i tanishëm i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës dhe presidenti i vetëdeklaruar i vendit. Guaido u rrit duke jetuar nën premtimet e një utopie socialiste, si fillim nga Hugo Chaves, duke u ndjekur më vonë nga Nikolas Maduro. Momentalisht 35- vjeçari është duke ‘luftuar’ për presidencën e Venezuelës, me një stil amerikan, duke përdorur kështu një nga parullat më të famshme në kryengritjet politike.

-“A mund ta bëjmë?”

-“Po, ne mundemi!”

Kështu u dëgjua të shtunën e kaluar në Caracas, mes turmës së përkrahësve të tij,  të cilët mbanin lart dorën e djathtë, për të premtuar kështu zgjedhje presidenciale demokratike dhe paqësore.  Ai eci drejt podiumit, mes turmës së venezuelianëve që e mbështesin dhe janë gati të jenë me të deri në fitoren e shumëkërkuar.

Mban veshur një këmishë të bardhë dhe fytyrën e ka gjithmonë të buzëqeshur. Në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe atëherë, kur ishte vetëm një aktivist student nga Universiteti katolik të këtij qyteti.  

Ka nga ata që këtë sjellje të tij e quajnë ‘kopje të pastër’ të ish-presidentit amerikan, Barack Obama. Ndoshta sepse ai arriti të përkulë zemërimin që venezuelianët ndjejnë për ekonominë e tyre të shkatërruar, për shërbimin e shkatërruar shoqëror , mungesat e ushqimit dhe inflacionin, në diçka më të fuqishme, në shpresë.

“Është diçka që i kemi thënë gjithmonë. Kur Obama u zgjodh president, ne i thamë vepro si Obama. Obama i mbledh mëngët e këmishës dhe ai e bën gjithmonë këtë, por jo sepse e imiton Obaman.” -u shpreh për CNN, nëna e Guaido-s, Norka.

Juan ka dal para të gjtihëve dhe është i befasuar, sepse nuk e imagjinonte se do të ishte president edhe për një periudhë të përkohshme, por ne e kemi parë atë që ka bërë kjo qeveri dhe ne të gjithë po përpiqemi të bëjmë diçka për këtë.Për herë të parë në shumë vite, ekziston një lloj shprese që do ta marrim nga zgjedhjet e reja presidenciale.” – tha Roberto Patino, një ndihmës i lartë i Guaidos, i cili së shpejti do të drejtojë ndihmën humanitare të Guaidos.

Zgjimi politik i Juan Guaido-s 

Gruaja e tij, Fabiana e pyetur se cila ishte gjëja më irritues e Guaidos, ajo u përgjigj se ndoshta dashuria për pijen, e më pas shton: “Unë mendoj se forca e tij, forca që ai transmeton, nganjëherë nuk lejon asgjë që ta thyej atë dhe ndoshta i bllokon shumë ndjenja. Dhe unë besoj se kjo rrugë e ka çuar atë aty, për të mos e lejuar ët shpreh ndjenjat e tij.”

Por, Guaido është krejtësisht ndryshe në marrëdhënien me vajzën e tyre 21 muajshe: “Me të, ai shpreh veten ndoshta ndryshe nga ajo që e shohim kur ai është në rrugë. Ne shohim një njeri me forcë të madhe dhe me vajzën e tij mund të shohësh një dashuri kaq të madhe. “

Norka e përshkruan kështu Guaido-n, një nga katër djemtë e saj : “ Ai është i dashur, e do detin dhe sportin. Shpesh tregon shenja të lidershipit dhe një zotësi për ndërmjetësim.”

Megjithëse familja e saj nuk ishte e përfshirë në politikë, Norka thotë se asnjëherë nuk ka pasur një lidhje të veçantë me partitë. Zgjimi i tij politik erdhi ndoshta, si rezultat i konfrontimit të tij të parë me dështimet e shtetit. Qyteti i tij, La Guira, u fshi nga harta nga rrëshqitjet e lumit Vargas të vitit 1999. Shtëpia e Guaido u shkatërrua dhe disa nga miqtë e tij vdiqën në katastrofë.

“Ne kemi humbur gjithçka, por falënderoj Zotin që kemi mbijetuar. Na është dhënë një shans i dytë në jetë, por kjo ishte ajo që e plagosi thellësisht.”- tha Norka.

Guadio ishte i irrituar me atë që ai perceptonte të ishte dështimi i qeverisë, nën Hugo Chavez, për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate katastrofës. Ai besonte se qeveria injoronte gjendjen e shumë njerëzve, nuk arriti të rivendoste njerëzit dhe ishte shumë i ngadalshëm për t’u marrë me katastrofën. Rreth 19,000 njerëz u vranë nga rrëshqitja e tokës, sipas Survejit Gjeologjik nga SHBA.

Ambiciet e tij politike u kristalizuan pas universitetit, kur ai u bashkua me një fushatë të dështuar për të parandaluar Chávez të mbyllte ‘Radio Caraca Television’ në vitin 2007. Ai u bashkua me Leopoldo Lopez në themelimin e partisë politike kombëtare Vullneti Popullor (Voluntad Popular) në 2009. Ai u bashkua me Asamblenë Kombëtare në vitin 2011 dhe mori rolin kryesor të tij udhëheqës në fillim të janarit.

Guaido, në një Konferencë për shtyp, 2015

 Qëndrimi larg nga skena ndërkombëtare

Guaido ka një stil për politikën teatrore. Në vitin 2015, ai vazhdoi grevën e urisë për dy javë si pjesë e një fushate për të detyruar qeverinë të mbajë zgjedhje parlamentare. Tani ai po organizon ndihma humanitare për t’u dërguar në tri kalime në Venezuelë nga Kolumbia, Brazili dhe ishujt e Karaibeve, ndërsa presidenti aktual Maduro këmbëngul që vendi nuk ka nevojë për ndihmë.

Duke vepruar kështu, Guaido po e sfidon ushtrinë ose të mbajë një bllokadë kombëtare nga besnikëria ndaj Maduro, ose të lejojë që ushqimi dhe furnizimet me shumë nevojë të futen përfundimisht në vendin e varfër. Maduro, i cili për një kohë të shkurtër e ka arrestuar Guaidon në fillim të janarit dhe kohët e fundit ka lënë të kuptohet se e ka bërë këtë përsëri, ka disa truket dramatike të tij. Javën e kaluar, Guaido publikisht akuzoi forcat speciale venezueliane, të cilët janë besnikë ndaj Maduro, përreth shtëpisë së familjes së tij në një tentativë të kërcënimit.

Si njerëz, ne kemi momente dobësie ose kur dikush mendon se do të ndodhë diçka e keqe. Javën e kaluar (kur forcat speciale rrethuan shtëpinë tonë) nuk ndjeva frikë, por më tepër frustrim për shkak të asaj që mund të kishte ndodhur me vajzën time. “- u shpreh Fabiana.

Kushtetuta e Venezuelës fuqizon udhëheqësin e Asamblesë Kombëtare për të marrë presidencën nëse ka “një vakum të pushtetit”. Guaido, i cili argumenton se zgjedhja e Maduro në presidencën vitin e kaluar ishte jolegjitim, pohon se ekziston një vakum i tillë dhe se ai ka një mandat kushtetues për ta mbushur atë.

Shtetet e Bashkuara, shumica e Bashkimit Europian dhe shumica e vendeve në Amerikën e Jugut e kanë njohur Guaido si president të përkohshëm legjitim dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja në Venezuelë. Por Guaido ka dështuar deri tani për të siguruar mbështetjen e forcave të armatosura, të paktën në publik.

Guaido në Asamblenë Kombëtare, 2017, pas një përplasje me policinë në demostrata

Ndërkohë, Maduro, i cili gëzon mbështetjen e Gjykatës së Lartë, ka hedhur poshtë kërkesat për zgjedhje të reja presidenciale, duke ofruar në vend të tyre “dialog”. Deri më tani, ky sugjerim është shprehur nga kampi i Guaido-s.

L.K/Dosja.al

Shto Koment