LIVE UPDATES
Editorial

Trajneri Stefano Pioli: “Them se jemi gati”!

16 Tetor 2020, 13:38 Nga DOSJA
Trajneri Stefano Pioli: “Them se jemi gati”!

MILANO – Nesër, në orën 18:00, do të zhvillohet i ashtuquajturi derbi i Madonninës, Interi do të përballet me Milanin në mitikun “San Siro”, ku do të jenë vetëm 1000 tifozë të pranishëm. Para këtij takimi të veçantë për qytetin e Milanos, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, i cili në tri ndeshjet e para ka arritur të grumbullojë 9 pikë, sot në konferencën e shtypit, ka deklaruar:

Një ndeshje e rëndësishme, apo një test identiteti për Milanin?
Ne kemi identitetin tonë dhe filozofinë tonë të lojës, por në futboll testet nuk mbarojnë asnjëherë. E dimë që na pret një sfidë e vështirë dhe jemi munduar të përgatitemi si duhet në atë pak kohë që kishim në dispozicion. Them se jemi gati.

Si do të jetë derbi pa tifozë në stadium?
Fatkeqësisht mungesa e tifozëve është e rëndësishme, por ndeshja do të jetë e ndjerë gjithsesi nga të dy tifozëritë. Ne dhe Interi do të provojmë me të gjitha mënyrat për ta fituar këtë sfidë, pasi e ndjejmë si ndeshje dhe jemi gatitë bëjmë maksimumin.

Pas një viti, keni filluar të prekni rezultatet e punës tuaj me Milanin?
Rrugëtimi ynë është i gjatë dhe për kohët që ekzistojnë në futboll, mund të themi se jemi në fillime, megjithatë kemi një marzh shumë të lartë rritjeje që duhet ta shfrytëzojmë me kalimin e kohës. Nesër duhet të përballojmë me entuziazëm e dëshirë një përballje si derbi ndaj Interit, njërës prej skuadrave më në formë.

Fitorja e një derbi pas kaq shumë vitesh do të ishte hapi i duhur për të provuar ringritjen?
Të fitosh një ndeshje ndaj një kundërshtari të fortë si Interi, të jep entuziazëm dhe besim për të ardhmen. Megjithatë ne duhet t’i marrim ndeshjet një nga një për t’u rritur dhe përmirësuar vazhdimisht.

Si është gjendja e Ibrës? Keni pasur frikë mos nuk do rikuperohej për derbin?
Kam pasur një problem, por për fat ia doli dhe tani është aty me ne, plot buzëqeshje e dëshirë për të bërë mirë. Është stërvitur vetëm një javë dhe nuk e di sa minuta mund të ketë në këmbë.

Çfarë përshtypjesh keni për Hauge?
Optimale. Është i kujdesshëm dhe i vëmendshëm,. Ka karakteristikat e duhura për të luajtur me ne dhe po impenjohet maksimalisht për t’u përfshirë sa më shpejt në lojën e skuadrës.

Kur do të kthehet Rebiç?
Në derbi nuk do të jetë me siguri. Më pas javën e ardhshme do të kryejë një tjetër kontroll për të parë se kur mund të kthehet.

Duke parë gjendjen aktuale të Interit, ju krijohet më shumë shpresë apo shqetësim?
Kemi punuar më shumë mbi lojën tonë dhe filozofinë tonë. Megjithatë duke studiuar Interin, kemi vënë re që edhe ata kanë pikat e tyre të dobëta, që duhet t’I shfrytëzojmë në maksimum.

Çfarë sfide prisni nesër?
Duhet të gjejmë kohën e duhur për të sulmuar dhe organizuar manovrën tonë. Megjithatë pres një ndeshje spektakolare, pasi nuk do të shkojmë me idenë për të pritur, por për të sulmuar dhe fituar.

E prisnit këtë paraqitje të Kjaer?
E pata uruar dhe shpresuar. Është një profesionist i vërtetë dhe po jep maksimumin si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Është një pikë shumë e fortë e këtij Milani.

Çfarë ka ndryshuar nga Milani i derbit të kaluar?
Kemi fituar më shumë eksperiencë dhe jemi rritur, Tani jemi më të vetëdijshëm për forcën tonë dhe kemi një identitet më të qartë. Kemi një skuadër të ndërtuar për të garuar denjësisht në Itali dhe Europë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial

Sondazh

Poll
Editorial 15 Tetor 2020, 14:15

20 kandidatë për çmimin “Golden Boy 2020”

Çmimi “Golden Boy 2020” është në metrat e fundit. Më 14 dhjetor do të zbulohet se kush do të pasojë portugezin Joao Felix, si fitues të këtij çmim...

Editorial 15 Tetor 2020, 12:52

Brdariç: “Jam i lumtur që punoj në Shkodër”

Gjermani Thomas Brdariç, është trajneri që do të drejtojë Vllaznisë këtë sezon. Ai ka kohë që është në krye të skuadrës shkodrane, të cilën tashmë e njeh...

Editorial 15 Tetor 2020, 09:16

Negociata me NPK-në

1.Brenda disa ditësh dy politikanë të njohur në Serbi, njëri përherë i pushtetit dhe tjetri pothuajse përherë i opozitës, prekën njërën prej pikave më neuralgji...

Editorial 8 Tetor 2020, 07:12

Grekët dhe turqit, miqësi e vështirë

Gjyshja ime ka jetuar në Janinë. Një grua e mrekullueshme që më ka dhënë shumë dashuri e gatuante enkas për mua. E çuditshme, që sa herë që nuk e haja de...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni