Sport

Trajneri Sinella “i forti” i Beratit, kërcënon dhe tenton të godasë gazetarin Edi Spahiu

Ai e ka kërcënuar dhe tentuar ta godasë gazetarin në krye të detyrës në tri raste, por që është frenuar nga ndërhyrja e zv.trajnerit Iken Droboniku
Featured image of article: Trajneri Sinella “i forti” i Beratit, kërcënon dhe tenton të godasë gazetarin Edi Spahiu

BERAT – Trajneri i beratasve Bledar Sinella i ka kërkuar llogari gazetarit Edi Spahiu për shkrimin e bërë rreth financave të klubit (në këtë rast i referohet një deklarate të bërë prej Bledar Durës, ish-portier i Tomorit). Ai shkon edhe më tej, duke kërcënuar dhe tenton të godasë gazetarin në krye të detyrës në tri raste, por që është frenuar nga ndërhyrja e zv.trajnerit Iken Droboniku, raporton “Panorama Sport”.

Trajneri i parë i Tomorit, kavajasi Bledar Sinella, është pasqyrë e gjithë sportit në Berat dhe përveçse profesionist në pankinë, duhet të jetë korrekt në raport edhe me mediat. Por, kur një trajner guxon që të ofendojë dhe kërcënojë një gazetar se përse ai shkuan për financat e klubit, kjo kalon çdo masë.

Nuk mundet assesi që Sinella të bëjë avokatin e Bashkisë, në një kohë që detyra e tij është të bëjë trajnerin. Ky incident është i turpshëm dhe nuk përfaqëson aspak futbollin beratas në tërësi dhe klubin në veçanti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment