Sport

Trajneri Sahiti: “Ka qenë një vit i vështirë për Kosovën, fituam edhe për Shalandes”!

“Kjo fitore na ndihmon shumë në aspektin psikologjik, pasi dihet situata dhe Covid-19 na ka dëmtuar dhe penalizuar më së shumti”
Featured image of article: Trajneri Sahiti: “Ka qenë një vit i vështirë për Kosovën, fituam edhe për Shalandes”!
Përditësuar:

PRISHTINE – E treta e vërteta. Pas disfatave në vëllazëroren ndaj Shqipërisë dhe ndeshjen ndaj Sllovenisë të mërkurën në mbrëmje, trajneri Muharrem Sahiti mori fitoren e parë si trajner i parë i Kosovës, pikërisht ndaj Moldavisë në Prishtinë, me rezultatin 1-0.

Goli i fitores së dëshiruar për “dardanët” u shënua nga Lirim Kastrati (31’).  Në intervistën pas ndeshjes, zëvendësi Sahiti, fitoren për ia dedikoi trajnerit Shalandes, i cili për shkak Covid-19, ka munguar në dy ndeshjet e fundit të Kosovës.

“Kjo na duhej pas një viti shumë të vështirë dhe ndaj një kundërshtari direkt për të qëndruar në këtë grup. Kundërshtari nuk kishte ç’të humbiste dhe ka luftuar për të fituar dhe për të siguruar pjesëmarrjen në grup, prandaj u munduan në fund të rrezikojnë, por u mbrojtëm mirë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Patëm raste, mundësi. Kundërshtarin nuk e lejuam të krijojë asgjë, nuk shfrytëzuam rastet e pastaj na u vështirësuan gjërat, sidomos pas kartonit të kuq. Kjo fitore na ndihmon shumë në aspektin psikologjik, pasi dihet situata dhe Covid-19 na ka dëmtuar dhe penalizuar më së shumti. Uroj të kalojë pandemia dhe të jemi të kompletuar dhe vitin e ardhshëm të fillojmë më mirë.

Do të mundohemi të gjejmë lojtarë të rinj, por e kemi thënë edhe më herët, që mos t’i penalizojmë disa lojtarë që duan të luajnë për Kosovën. Tani kemi kohën e duhur të analizojmë gjithçka dhe të bëhemi gati për kualifikimet për botëror. Kjo fitore i dedikohet edhe Bernardit, trajnerit që i urojmë shërim të shpejtë”, u shpreh Sahiti për “Supersport”.

B.T (Dosja)

Shto Koment