Sport

Trajneri Reja: Nuk ka vlerë kjo fitore, nëse nuk mposhtim Bjellorusinë!

“Duhet të përgatitemi mirë, se Bjellorusia është një skuadër shumë më e fortë fizikisht se Kazakistani, duhet të punojmë shumë për këtë ndeshje”
Featured image of article: Trajneri Reja: Nuk ka vlerë kjo fitore, nëse nuk mposhtim Bjellorusinë!
Përditësuar:

TIRANE – Pavarësisht fitores 3-1 ndaj Kazakistanit, trajneri Edoardo Reja, në daljet e tij televizive pas ndeshjes, nuk është shprehur i kënaqur me lojën e zhvilluar. Ai, gjithashtu u ankua për terrenin e stadiumit “Air Albania”, si dhe komentoi rikthimet e Memushajt dhe Cikalleshi.

Tekniku italian i kuqezinjve, duke folur për ndeshjen e radhës, u shpreh se fitorja ndaj Kazakistanit nuk do të të kishte vlerë, nëse nuk do të fitojmë ndaj Bjellorusisë tri ditë më pas, gjë që do të realizonte objektivin e kuqezinjve, për t’u renditur të parët në grup.

NDESHJA? “Ishim 2-0, goli i pësuar na hapi probleme. E kishim nisur ndeshjen mirë, rikuperuam më pas. Nga minuta e 25-të ky gol na kushtëzoi. Ata morën shumë zemër. Skuadrat u hapën shumë në fushë, u krijua një diferencë mes lojtarëve. Nga pikëpamja fizike ata ishin superiorë, zgjodha në mesfushë lojtarë që e luanin mirë topin, për të pasur superioritet në mesin e fushës”.

MEMUSHAJ DHE CIKALLESHI? “Cikalleshin e njoh dhe na mungoi në ndeshjet e para. Është një lojtar që punon shumë në fazën ofensive dhe shënon. E gjithë skuadra nuk arrin të shprehet maksimalisht për shkak të fushës. Lojtarët më janë ankuar, e kanë të vështirë të bëjnë 2-3 pasime radhazi. E kam të vështirë të them kush ishte më i miri”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

BJELLORUSIA? “Nuk ka 2 pa 3. Nuk do të vlente kjo fitore, nëse nuk triumfojmë ndaj Bjellorusisë. Duhet të përgatitemi mirë se Bjellorusia është një skuadër shumë më e fortë fizikisht se Kazakistani, duhet të punojmë shumë për këtë ndeshje”.

PEZULLIMI I ABRASHIT? “Më vjen shumë keq se Abrashi se në mesfushë ndihet shumë, por shpresoj të rikuperojë Gjasulën që të jetë në kohën e duhur. Erdhi të premten dhe ka pasur disa problem, i kërkova të vinte medoemos. E bëri një pjesë loje, sigurisht ndaj Bjellorusisë do të na duhet shumë. Ikën Abrashi dhe rikthehet Laçi, këto kemi në dispozicion.”

FORMACIONI? “Këto ndeshjet na kanë ndihmuar shumë. Ka pasur shumë hapësirë për të rinjtë, Selahi, Kallaku, Doka. Kemi aktivizuar dhe lojtarë të tjerë. Në fund fare do të nxjerrim konkluzionet. Edhe në këtë ndeshje do të vazhdojmë siç kemi bërë dhe më pas do të bëjmë vlerësimet. Kemi pasur debutues edhe si Broja, të cilët kanë nevojë për minuta, më pas do të bëjmë vlerësimet”, u shpreh Reja pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment