Sport

Trajneri Reja flet për Manajn: Ka bindur Barcelonën, unë e kam sugjeruar në Serie A

“Rey nuk ishte akoma gati kur ishte pjesë e Interit. Mendoj se kalimi tek Albacete e ka pjekur"
Featured image of article: Trajneri Reja flet për Manajn: Ka bindur Barcelonën, unë e kam sugjeruar në Serie A Edy Reja, trajneri i Kombëtares

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, së fundmi ka dhënë një intervistë për TMW. Ai ka folur për shumë tema, por më pikantja ishte ajo për sulmuesin kuqezi Rey Manaj.

Sipas teknikut italian, ai e ka sugjeruar djaloshin lushnjar në Serie A para se të kalonte te Barcelona. “Rey nuk ishte akoma gati kur ishte pjesë e Interit. Mendoj se kalimi tek Albacete e ka pjekur. Ai ka shënuar gola dhe ka zhvilluar ndeshje shumë të mira”, ka thënë Reja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Më pas, ai ia doli të bindë Barcelonën. Besoj se do të bënte shumë mire te një skuadër si Udinese. Ka edhe lojtarë të tjerë shqiptarë shumë të mirë”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment