Sport

Trajneri më i mirë i sezonit, Premier League lë jashtë Guardiolën

Premier League në faqen zyrtare në internet ka postuar kandidaturat për trajnerin më të mirë të sezonit.
Featured image of article: Trajneri më i mirë i sezonit, Premier League lë jashtë Guardiolën Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Premier League në faqen zyrtare në internet ka postuar kandidaturat për trajnerin më të mirë të sezonit. Alternativat janë katër: Jurgen Klopp (kampion me Liverpool), Frank Lampard (Chelsea), Brendan Rodgers (Leicester City) dhe Chris Wilder (Sheffiled United), ndërsa në tabelë vihet re mungesa e Pep Guardiolës.

postimi i Premier League

Ndërkohë që trajneri spanjoll bashkë me Manchester City e mbyllën sezonin si nënkampion të Anglisë, por mesa duket kjo nuk ka mjaftuar për kanditaturën e tij. Përjashtimi i kandidaturës së Guardiolës ka hapur shumë polemika mes tifozëve dhe përkrahësve të tij, por vet trajneri spanjoll ka vendosur të qendroj në heshtje për këtë fakt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(I.A/dosja.al)

Shto Koment