Sport

Trajneri i Sherif bën renditjen e grupit: “Reali favorit, Interi përpara Shakhtarit”

"Ne jemi të katërtit e grupit, të paktën tani për tani. Ne do të luajmë gjashtë ndeshje; nëse duam të zgjasim rrugën tone, duhet ta bëjmë të kuptojnë se nuk jemi këtu rastësisht”
Featured image of article: Trajneri i Sherif bën renditjen e grupit: “Reali favorit, Interi përpara Shakhtarit”

MOLDAVI – Yuryi Vernydub, trajneri i skuadrës moldave, Sherif Tiraspol, i pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp, ka bërë edhe parashikimet e tij për renditjen e skuadrave në grupin “D” të Champions League, ku bën pjesë edhe ekipi i tij.

“Eshtë e qartë se numri një favorit është Real Madridi. Pastaj është Interi, megjithë respektin që kam për Shakhtar Donetsk,”- tha ai në prag të ndeshjes kundër skuadrës ukrainase të De Zerbit.

“Ne jemi të katërtit e grupit, të paktën tani për tani. Ne do të luajmë gjashtë ndeshje; nëse duam të zgjasim rrugën tonë duhet të bëjmë të kuptojnë se nuk jemi këtu rastësisht, duhet të tregojmë se meritojmë të luajmë në grup.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndeshja Sheriff Tiraspol-Shaktar Donetsk do të luhet sot, në orën 18:45, ndërsa takimi tjetër i këtij grupi Intar-Real Madrid do të startojë në orën 21:00.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment