Sport

Trajneri i Kosovës flet për spekulimet që lidhin Rashicën me Napolin: Ia vlen për Serie A

"Ai ka aftësitë për të shënuar dhe të bëjë të shënojë, siç duhet në Serinë A"
Featured image of article: Trajneri i Kosovës flet për spekulimet që lidhin Rashicën me Napolin: Ia vlen për Serie A Altin Lala dhe Milot Rashica

Trajneri i Kosovës, Challandes, së fundmi ka folur në “Radio Marte”, ku ka folur për disa nga lojtarët e përfaqësueses kosove dhe sidomos Milot Rashicën.

“Rashica është një sulmues i fortë dhe i shpejtë, por sidomos punon shumë për skuadrën edhe në fazën mbrojtëse. Me Werderin ka vështirësi, sepse për momentin luan në mënyrë mbrojtëse si skuadër, duke parë krizën, por në një ekip që luan mirë futboll mund të tregojë të gjithë vlerën e tij”, ka deklaruar tekniku.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mendoj se pas këtij sezoni do të ketë oferta dhe Italia është një destinacion ideal. Nuk kam lajme rreth ofertës së Napolit, por nuk do të çuditesha nëse do të ekzistonte një e tillë. Ai ka aftësitë për të shënuar dhe të bëjë të shënojë, siç duhet në Serinë A”, ka shtuar më tej Challandes.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment