Sport

Trajneri Edi Martini i keqardhur, që Teuta la dy pikë ndaj Kukësit

“Më vjen keq, e meritonim ta fitonim ndeshjen. Ishim superiorë. Kukësi vetëm një herë shkoi në portë që goditën shtyllën. Në këtë moment na duhen pikët dhe jo loja"
Featured image of article: Trajneri Edi Martini i keqardhur, që Teuta la dy pikë ndaj Kukësit

DURRES – Teuta barazoi 0-0 në “Nikmo Dovana” ndaj skuadrës së Kukësit, për javën e 3-të të kampionatit të Superiores. Pas ndeshjes, duke folur për emisionin “Gol pas Goli”, Edi Martini, trajner i Teutës, u shpreh se skuadra e tij humbi dy pikë në këtë përballjen me Kukësin.

“Më vjen keq, e meritonim ta fitonim ndeshjen. Ishim superiorë. Kukësi vetëm një herë shkoi në portë që goditën shtyllën. Në këtë moment na duhen pikët dhe jo loja. Ne gjithmonë brenda apo jashtë bëjmë lojën tonë. Presojmë lartë, krijojmë raste, por edhe fati është pjesë e lojës. Kishim disa raste për shënim. Goditjet standarde nuk na funksionuan siç duhet. Veprimet individuale duhet t’i zgjidhnim më mire”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Keqardhja për mungesën e fitores? “Më vjen keq që nuk morëm tri pikë. Diferencat nuk janë aq të mëdha. Më vjen keq që na ikën nga duart dy pikët. Kontrata me Teutën është deri në fund të vitit. Kemi kohë të rikuperojmë pikët. Djemtë dhanë maksimumin në fushë. Duhet të fokusohemi te ndeshjet e tjera”.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment