Sport

Trajneri Dede: “Për Tiranën nuk është i mjaftueshëm asnjëherë barazimi”

“Tirana ka organikë për të mposhtur çdo skuadër në Superiore. E ardhmja është e sigurt në këtë klub, pasi kemi shumë lojtarë të rinj dhe të mirë në çdo pozicion. Mungesat kanë qenë të mëdha. Rikthimet e tyre, do na ndihmojnë shumë”
Featured image of article: Trajneri Dede: “Për Tiranën nuk është i mjaftueshëm asnjëherë barazimi”

TIRANE – Pasi ka humbur derbin, nesër, në orën 13:45 në stadiumin “Selman Stërmasi”, Tirana do të presë skuadrën kurbinase të Laçit, në kuadër të javës së 16-të të Superiores. Para kësaj ndeshjeje të vështirë, në konferencë për shtyp, trajneri Nevil Dede është shprehur se bardheblutë do të luajnë për fitore, ndërkohë që vlerësuar kundërshtarin.

Humbja në derbi? “Mendoj se ditët janë shumë të pakta për të përgatitur një ndeshje. Unë jam i bindur se grupi është i bashkuar dhe do e hedhim pas krahëve atë humbje ndaj Partizanit. Historia shkruhet, ne nuk e mohojmë dot atë. Patëm një rezultat jo të mirë, që nuk e prisnim. Pavarësisht kësaj ne do të shikojmë përpara dhe vetëm kështu ne mund të jemi ata që duhet të bëjnë më të mirën për klubin, nga unë dhe te skuadra. Me pak fjalë do them se grupi është i bashkuar dhe në harmoni”.

Laçi? “Ata janë ekip shumë i fortë, kanë vite në Superiore, janë gjithmonë më shumë konkurrues dhe të hapin vështirësi. Sivjet janë përforcuar shumë, por kjo nuk do të thotë se ne nuk mund t’ia dalim. Luajmë çdo ndeshje për të marrë maksimumin. Punojmë me këtë qëllim dhe do luftojmë edhe nesër”.

Mungesa e Bathës? “Unë e thashë edhe pas derbit, që ka një peshë të madhe, pasi është lider dhe kapiten i skuadrës. Megjithatë ne nuk e kthejmë dot kohën pas dhe duhet të gjejmë zgjidhjet te grupi për ta zëvendësuar. Grupi duhet të bëhet më i fortë për ta dubluar atë pozicion. Të jem i sinqertë, pres që Çelhaka të rikthehet në maksimum. Është një djalë që ka dhënë shumë, mezi pret të zbresë në fushë. Kemi edhe një seancë stërvitore për të parë se kush do të luajë. Të dyja alternativat, Najdovski dhe Çelhaka qëndrojnë, por nuk mund ta vendos pa përfunduar seanca stërvitore”.

Vayrynen? “Është një investim shumë i madh i klubit. Ai mund të luajë edhe që nga minuta e parë. Por seancat e pakta që ka pasur me ne, na bëjnë që të mendojmë se sa minuta do i japim në ndeshje. Mund të jetë një surprizë aktivizimi i tij nga minuta e parë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Skuadra? “Nga ndeshja në ndeshje skuadra merr formë dhe shfaqet më mirë në sulm. Nëse krijojmë dhe gjuajmë më shumë se në ndeshjet e vitit 2020, kjo tregon se skuadra po bën mirë. Ka edhe situata që ndodhin, siç ishin në ndeshjen e fundit. Në do të mundohemi të shmangim këto situata”.

Afrimet? “Seferi pas ndeshjes me Kastriotin ku luajti 35 minuta, në derbi ai përballoi mbi 60 minuta. Kjo tregon që po rritet në kondicion. Ka disa ndeshje të sezonit, ku duhet të sakrifikojmë të gjithë më shumë, ku edhe me pak minuta duhet të sakrifikojmë”.

Rasti i humbur? “Ai bëri shumë mirë, shërbeu për skuadrën. Përgjigjja naive e tij, nuk do të thotë se ai nuk donte të shënonte. Mungesa e minutave, bëri që ai të mos e dërgonte në rrjetë”.

Për fitore? “Për Tiranën nuk është i mjaftueshëm asnjëherë barazimi. Për tifozët tanë, duhen gjithmonë më shumë gola. Ne luajmë gjithmonë për fitore. Tirana ka organikë për të mposhtur çdo skuadër në Superiore. E ardhmja është e sigurt në këtë klub, pasi kemi shumë lojtarë të rinj dhe të mirë në çdo pozicion. Mungesat kanë qenë të mëdha. Rikthimet e tyre, do na ndihmojnë shumë. Mund të bënim më mirë deri tani”,- përfundoi trajneri Dede konferencën e tij për shtyp.

B.T (Dosja.al)

Një Koment në “Trajneri Dede: “Për Tiranën nuk është i mjaftueshëm asnjëherë barazimi”

  1. Ham ham ham …fito i neshje o traineri i skuadres qe eshte denu per te fitu …u qan nga Egboja keta …fito nje neshje ..nuk fitohen neshjet me fjal ..edhe ne jena Tirona …he pra ..rrezultate …lloqet ste cojn gjekundi..Dum fitore se na cmenet …

Shto Koment