Sport

Trajneri Daja vlerëson Partizanin, por ankohet për gjyqtarin…

“Kemi dorëzuar në disa momente lojën në pjesën e dytë, kjo edhe prej ndërrimit të detyruar të Brojës. Largimi i tij na prishi ekuilibrat. Kjo bëri që na ra edhe forca edhe manovra, i lamë në pjesën më të madhe territorin kundërshtarit”
Featured image of article: Trajneri Daja vlerëson Partizanin, por ankohet për gjyqtarin…

ELBASAN – Trajneri Ilir Daja përgjithësisht e vlerëson paraqitjen e Partizanit ndaj Laçit, por shpjegon në “Gol pas Goli” se ndërrimi i detyruar i Brojës prishi punë, duke patur parasysh organikën jo shumë të gjerë.

“Mungesat janë të rëndësishme, por bëmë një pjesë të parë goxha të mirë, kundër një kundërshtari që është një nga ekipet pretendente. Kemi dorëzuar në disa momente lojën në pjesën e dytë, kjo edhe prej ndërrimit të detyruar të Brojës. Largimi i tij na prishi ekuilibrat. Kjo bëri që na ra edhe forca edhe manovra, i lamë në pjesën më të madhe territorin kundërshtarit. Lukas Kardoso ishte me probleme nga seanca e djeshme, u fut në fushë nga një dëmtim që nuk mund të vazhdonte më gjatë, ku është shkaku pse vonuam ndërrimin. Solomon është sulmues i parë, por e kemi përdorur si sulmues anësor për shkak të mungesave. Prisnim që Kardoso të kërkonte ndërrimin nga momenti në moment. Nuk është se nuk kemi besim te Cara, ai mund ta nisë edhe si titullar.”

Gjyqtari? “Ndikoi në uljen e ritmit, shpeshherë vononte nisjen e aksioneve tona. Kjo ishte, por jo ndonjë gjë shumë e madhe. Pjesa e parë ishte e gjitha në gjysmëfushën e Laçit, nuk mbaj mend që ta na kenë rrezikuar në portën tonë.”

Pozicioni i Solomon? “Kalimi i Solomon nga krahu i majtë ndikonte që të mos futej me shpejtësi në shtyllën e dytë. Nuk është rol i tij, kjo ndikoi që të bënte gjëra që nuk i kishim kërkuar. I kishim kërkuar që të merrte sa më shumë thellësinë dhe të ishte sa më afër portës.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak goditje në portë? “Është mungesë e marrjes së përgjegjësive nga lojtarët, pasi ndeshjet zgjidhen edhe me goditje, sidomos kur Laçi po mbrohej mirë në pjesën e parë.”

 

B.T (Dosja.al)

Shto Koment