Sport

Trajneri Daja kërkon sakrifica për të fituar ndaj Laçit, taktika në plan të dytë…

“Nesër, nëse duam që të arrijmë objektivin, taktika do të dalë në planin e dytë. Motivimi dhe dëshira, sakrifica për të shkuar të fitorja, do të jenë primarë”
Featured image of article: Trajneri Daja kërkon sakrifica për të fituar ndaj Laçit, taktika në plan të dytë…
Përditësuar:

TIRANE – Trajneri i Partizanit, Ilir Daja në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Laçit, konfirmoi mungesën e Jasir Asanit në këtë sfidë, por pavarësisht forcës që paraqet kundërshtari, ai premtoi se të kuqtë do të bëjnë gjithçka për ta fituar këtë duel të javës së 3-të.

“Kemi bërë dy ndeshje brenda tri ditëve dhe luhatjet besoj se do të jenë të pranishme, jo vetëm në fillim, por edhe në vazhdimësi të kampionatit. Jo vetëm te Partizani, madje edhe tek ato ekipe që e kanë ruajtur grupin dhe janë përforcuar më tej.

Kjo shikohet edhe në kampionatet europiane, për shkak të situatës në të cilën jetojmë. Besojmë se nesër kundër Laçit kemi një ndeshje të vështirë, për të mbetur edhe në linjën e mendimit që e nisa. Kundërshtari e ka ruajtur grupin e vjetshëm, e mbylli në vendin e tretë dhe është përforcuar.

Kanë një ekip të konsoliduar në manovër, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, kjo edhe për meritë të stafit teknik. Pra nesër, nëse duam që të arrijmë objektivin, taktika do të dalë në planin e dytë. Motivimi dhe dëshira, sakrifica për të shkuar të fitorja, do të jenë primarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Asani është i dëmtuar, Melo ka një kohë të gjatë i dëmtuar. Nuk është ende në stërvitje. Është një mungesë që e ndjejmë, pasi edhe ju po e citoni në çdo lajm. Më mirë të përqendrohemi te ndeshja dhe te dhënia e maksimumit. Të gjithë energjitë le t’i përqëndrojmë dhe t’i shfrytëzojmë për nesër, pa menduar për vazhdimësinë,”- deklaroi ndërmjet të tjerave trajneri i të kuqve Ilir Daja gjatë konferencës së shtypit .

Takimi Partizani-Laçi do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 16:45.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment