Sport

Trajneri Daja: “Derbi? Jemi të fokusuar vetëm te Apolonia, duam maksimumin”

“Vazhdimësia ka qenë e mirë. Më jep besim fakti që djemtë kanë qenë të motivuar maksimalisht dhe kanë bërë paraqitje të mira nga ndeshja në ndeshje”
Featured image of article: Trajneri Daja: “Derbi? Jemi të fokusuar vetëm te Apolonia, duam maksimumin”

TIRANE – Trajneri Ilir Daja, ka dalë sot para mediave dhe foli për gjendjen e Partizanit dhe ndeshjen e radhës kundër Apolonisë, e cila do të luhet nesër, në orën 13:45, në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit . Ai u ngacmua gjithashtu edhe për derbin që është në prag, por tekniku kryeqytetas i ka idetë e qarta dhe për të, çdo ndeshje është finale dhe duhet menduar vetëm për të.

Kundërshtari për Dajën? “E kam ndjekur Apoloninë, ndryshon shpesh në vendosje. Luajnë në fushën e tyre dhe do të jenë më agresivë, në kuptimin për të marrë një rezultat pozitiv. Presim një Apoloni tjetër”, shtoi tekniku i të kuqve, ndërkohë që flet edhe për problemin e finalizimit. Kemi pak kohë në dispozicion për të përgatitur, dje bëmë një seancë 90 minuta dhe punuam para porte. Mendoj se duhet të dalim sa më shumë para porte, pasi nëse ke shumë raste mund të shkosh te goli”.

Progresi i Partizanit? “Paraqitjet kanë ardhur në rritje. Kemi konsolidim të manovrës në sulm e në mbrojtje. Vazhdimësia ka qenë e mirë. Duhet që ato gjëra që i kemi bërë mirë t’i shtrijmë në një minutazh sa më të madh. Luhatjet janë normale, por kjo është ajo që duhet të përmirësojmë në vazhdim. Me jep besim fakti që djemtë kanë qenë të motivuar maksimalisht dhe kanë bërë paraqitje të mira nga ndeshja në ndeshje”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rivalët dhe derbi? “Ne kemi rival vetëm Apoloninë, fokusohemi vetëm te ndeshja e nesërme. Më pas do shohim kush janë rivalë më të fortë, apo jo të fortë. E thashë që në këtë fillim të kampionatit nuk është se ndonjë diferencë të madhe. Derbi? Jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme, masje as për Skënderbeun që luajmë të dielën ne mendojmë. Duam të marrim maksimumin në ndeshjen e radhës. Pres motivim të skuadrës në vazhdim dhe konsolidim më të mirë në drejtim të finalizimit. Me rastet e krijuara duhet të shkojmë te goli, që të jep qetësi psikologjike. Dihet që kush shënon i pari ka më shumë shanse të fitojë”,- ka përfunduar trajneri Daja i Partizanit konferencën e tij për mediat.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment