LIVE UPDATES
Insights

Trajneri Agustin Kola i përvishet Ramës: Ngatërrove rrogën tonë me atë të Olsit që merr 5 mijë euro në muaj tek Partiz

2 Prill 2020, 11:02 Nga DOSJA
Trajneri Agustin Kola i përvishet Ramës: Ngatërrove rrogën

Nga Agustin Kola-trajner

Sot kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk kishte ndërmend te zgjeronte paketën e ndihmës ekonomike duke përfshire ne te klubet e futbollit. Për hir te se vërtetës kjo nuk përben aspak lajm dhe për te gjithë ata qe merren me sport, kjo gjë pritej.

Ajo qe beri përshtypje ishte deklarata e kryeministrit se arsyeja pse kjo gjë nuk do te ndodhte, qëndron ne faktin se kjo pakete ka ne bazën e saj ata qe janë me nevoje. E dëgjova me shume vëmendje, tha fjale për fjale: “Ndërsa presa i përket klubeve te futbollit, unë mendoj qe klubet e futbollit nuk kane çfarë i kërkojnë fare qeverise dhe arkës se shtetit për një sere arsyesh, por këtu do te sjell një arsye te thjeshte fare, klubet e futbollit deklarojnë paga te rreme sikur janë, sikur janë kompani fason dhe paguajnë paga te majme, dakord?..kështu që klubet e futbollit le te shikojnë rreth e rrotull se çfarë bëjnë klubet e futbollin ne vende te tjera edhe ti adaptohen kësaj lufte se me gjithë respektin për klube, me gjithë respektin për presidentet e klubeve, trajnerët e klubeve dhe futbollistet mendoj qe kjo nuk është koha për te ndihmuar futbollin, kjo është koha për te ekzistuar dhe klubet e futbollit duhet te garantojnë edhe ata ekzistencën dhe jo fitimin e munguar kështu qe duke qene se kane deklaruar paga te rreme ne masën me te madhe te tyre është mire qe te mos behën pjese e atyre qe ankohen dhe qe kërkojnë sepse nuk ka pike lezeti”

Me gjithë respektin për kryeministrin, me qenë se kemi kohë boll, le t`i marrim në analize ato që deklaroi.

Klubet e futbollit nuk kane se çfarë i kërkojnë qeverise.

Klubet e futbollit janë subjekte te se drejtës shqiptare, te regjistruar sipas ligjeve ne fuqi dhe i nënshtrohen rendit juridik te këtij (mut) vendi. Klubet e futbollit nuk janë një krijese përrallash qe vjen nga një bote tjetër.

Klubet e futbollit deklarojnë paga te rreme..dhe paguajnë paga te majme.

Futbolli profesionist ka 30 klube qe militojnë ne te, 10 prej te cilave ne kategorinë superiore. Këto përkthehen ne përafërsisht 930 individë qe jetojnë me futboll, pra qe e kane futbollin profesion. Paga mesatare e këtyre 930 personave është rreth 100.000 leke.

Te me ndjeni por mua nuk me duket aspak e majme si page. Për reference, vëllai i Kryeministrit si drejtor sportiv i Partizanit paguhet 5000 Euro. Ndoshta kjo e ka bere KM te mendoje se cdo kush ne futboll paguhet njësoj.

Sa për deklarimet e rreme, nuk ka disfate me te madhe se sa kjo te thuhet nga goja e një kryeministri. Është e ditur se Shqipëria ka pasur, ka dhe do te këtë informalitet dhe sporti nuk përben përjashtim. Por çdo te thotë kjo deklarate?

Nëse kryeministri e ditka, pse nuk merr masa? Pse nuk i çon për ndjekje penale përgjegjësit? Pse nuk i shkarkon kryetaret e bashkive te cilët, ne cilësinë e “pronareve” apo aksionareve te shume klubeve te futbollit i kryejnë këto shkelje ligjore? Si mund te lejoje kryeministri qe vete vëllai i tij te punësohet ne një klub i cili, për sa kohe qe nuk u be asnjë dalim, qenka i akuzuar për te njëjtën gjë?

Por le ta marrim të mirëqene pohimin e kryeministrit për një moment. Çfarë ka bere qeveria për ato banore, shtëpitë pa leje të të cilëve u shemben nga tërmeti? I strehoi. Pse? Për vota sigurisht por edhe sepse është përgjegjësia e shtetit te kujdeset per qytetaret. Çfarë ka bere bashkia me ato banore, shtëpitë pa leje të të cilëve u preken nga ndërtimi i unazës se re? I siguroi banesa sociale. Pse? Për te njëjtën arsye!

Klubet te marrin shembull nga klubet e futbollit ne vendet e tjera.

Seriozisht e ke? Po kur u mblodhën 66 klube futbolli dhe te kërkuan qe edhe ti te besh si qeveritë e tjera dhe t`i krijosh disa lehtësi, ti çfarë bere? U the, pa merak!..per 100 dite ua zgjidh unë kete pune dhe nje mut bere! Tani, ti qe nuk do t`u krijosh asnjë favor, asnjë nxitje përveç atyre qe te interesojnë për fushate, u kërkon qe edhe klubet te marrin shembull nga vendet e tjera. Provoje t`u presësh rrogat deputeteve e drejtoreve. Le te behën një here, vetëm një here shembull i mire për ketë vend. Por, prape, le ta dëgjojmë fjalën e kryeministrit dhe le te marrim për shembull vendet e tjera. Le te marrim Kosovën me qene se flasim te njëjtën gjuhe dhe kuptohemi më mirë. Pesë milion euro pakete ndihme ekonomike për sportin!!! Ja ku e keni shembullin!

Nuk është koha për te ndihmuar futbollin.

Nuk ka dyshim qe kjo është nje gjendje e jashtëzakonshme. E pa precedentë, jo për këtë cep te vogël te Europës ku na ra fati te jetojmë, por për te gjithë boten. Por kjo gjendje, ka vetëm një muaj qe është e tille. Përpara saj, jeta shkonte normalisht, PPP vijonin, ERTV transmetonte arritjet e qeverise dhe te gjithë ishim të lumtur. Tani jemi ne kohe lufte. Po mire, po ne kohe paqe nuk ishte koha për të ndihmuar futbollin? A do jete ndonjë herë koha për ta ndihmuar futbollin?

Kjo është koha për te ekzistuar, jo për te kërkuar fitimin e munguar.

Edhe një here, ajo qe kryeministri nuk e ka kuptuar është se futbolli nuk ka fitim. Edhe ne kohe paqe, futbolli nuk ka pasur fitim. Edhe ne kohe paqe futbolli ka mbijetuar ne kufijtë e ekzistencës fale dashurisë dhe çmendurisë te atyre presidenteve për te cilët gjoja t`i ke respekt. Ne fakt, përveç kryetareve te bashkive, te tjerët respektin e kane fituar vete, nuk ua ka falur politika ndaj nuk po kërkojnë fitim sepse nuk e dine c’është jashtë fushës se lojës, po kërkojnë ndihme për te mbijetuar tani qe nuk ka gare, tani qe futbolli ka ndaluar dhe tani qe është lufte dhe nuk mund te kenë dot mjetet e mbijetesës.

Është mire qe te mos behën pjese e atyre qe ankohen dhe qe kërkojnë sepse nuk ka pike lezeti

Pse eshë mire? C ‘është ky kërcenim? Është mirë të mos ankoheni se për ndryshe….se për ndryshe çfarë? Cfarë do i besh? Do u heqësh financimet? Nuk kane! Do u cosh tatimet? Bujrum! Ajo qe nuk ka pike lezeti është standarti i dyfishte me te cilin e trajtoni futbollin.

Qysh prej fillimeve te jetës politike, kemi qene te bindur se Edi Rama, si ish sportist e donte sportin. Ne mos e do, ai e kupton rëndësinë e sportit dhe mesazheve qe përcillen përmes tij, mjafton te shikohet gardëroba e tij e terrenit. Për shumë kohe kemi qenë të bindur se ka lloj lloj burokratesh nëpër ministri te cilët duan ta pengojnë futbollin, ose…nuk duan t`ja dinë për të por që pavarësisht të gjithave kryeministri ne thelb, e kishte ne vëmendje.

Sot, me deklaratën e tij, jemi te bindur se kjo nuk është e vertetë. Sot me këtë qasje ndaj futbollit jemi te bindur se ajo indiference e burokratëve shtetërore buron pikërisht nga qasja qe Rama ka ndaj sportit.

Kjo jo sepse deklarata u be ne kohe lufte, por sepse gjendja e luftës, ne mënyrë instiktive, i nxorri në pah mekanizmat vetëmbrojtës ndaj cenimit te programit te tij perfekt për fitimin e luftës. Kësaj radhe, pa shume lojëra fjalësh, arriti të kërcënoje një komunitet të tërë që të mos guxojnë t`i hapin kokëçarje ne këto kohe pasi boll ngarkese ka mbi shpatulla.

Deri me sot, politika vetëm ka marre nga futbolli dhe nuk i ka dhëne asgjë të cilës nuk mund t`ja nxirrte frytet me vota. Është sindromë e njohur kur qëndron për një kohë të gjatë në pushtet, duket sikur pushteti do te zgjasë përgjithnjë. Fatkeqësisht për cdo politikan të këtij profili, futboll ka pasur përpara politikaneve dhe do ketë edhe pas tyre. Asnjë vendim qeverie, sado dashakeq apo mospërfillës nuk do e ndale topin së rrotulluari.

E pur si muove zoti kryeministër, e pur si muove.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog

Sondazh

Poll
Insights 31 Mars 2020, 11:24

TIRANË- Flet për Dosja.al përgjegjësi i pikës së karburantit në Vorë, ku punonte Qazim Ismaili, “mjeku” pompist që u dërgua nga qeveria shqiptare në Itali,...

Insights 29 Mars 2020, 15:51

Koronavirusi/ Shumë arsye për të qenë optimist

TIRANË- Sot u bënë plot 20 ditë nga regjistrimi zyrtar i një pacienti pozitiv me COVID-19. Natyrisht aludohet që virusi ka hyrë ditë më parë në Shqipëri as...

Insights 29 Mars 2020, 11:22

Arkiva dixhitale në periudhën e Covid-19

Kur koha duket se ka stopuar dhe ditët nuk dallohen nga rutina e karantinës ka rituale nga ku njerëzit nuk heqin dorë  dhe një prej tyre është gjurmimi i të kal...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni