Bota

Tragjike në Itali, po rikonstruktonte një banesë, shqiptari bie nga 18 metra lartësi dhe humb jetën

Një shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi ra nga skela, teksa po rikonstruktonte një banesë.
Featured image of article: Tragjike në Itali, po rikonstruktonte një banesë, shqiptari bie nga 18 metra lartësi dhe humb jetën Foto ilustruese

ITALI-Një 48-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. Ai ka rënë nga skela, nga një lartësi 18m, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Scandicci, gjatë rikonstruksionit të një banese. Menjëherë në vendngjarje erdhi policia dhe ndihma e shpejtë. Sipas të dhënave të policisë, shqiptari punonte për një firmë ndërtimi me zyra në Milano.

Pas ngjarjes ka reaguar kryetari i Bashkisë në Scandicci, Sandro Fallani, i cili u shpreh se kjo ishte një ditë e trishtë për qytetin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Jemi thellësisht të prekur, jo vetëm unë por edhe komuniteti. Jemi të mërzitur dhe të hidhëruar sesi njerëzit humbin jetën në punë akoma”, u shpreh ai.

Marrë nga Gonews

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment