Bota

Tragjike në Indi/ Vinçi rrëzohet gjatë testimin të ngarkesës, vdesin 11 njerëz

VIDEO
Të paktën 11 persona kanë gjetur vdekjen në Indi, si shkak i rrëzimit të një vinçi i cili po testohej për ngarkesën. Nga 11 të vdekurit dy prej tyre ndërruan jetë gjatë rrugës për në spital.
Featured image of article: Tragjike në Indi/ Vinçi rrëzohet gjatë testimin të ngarkesës, vdesin 11 njerëz Pamje pas rrezimit te vinçit

INDI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi ku si shkak i rrëzimit të një vinçi kanë mbetur të vdekur të paktën 11 njerëz.

Siç shkruajnë edhe mediat e huaja,  Administratori i Qarkut Vinay Chand ka deklaruar se aksidenti ndodhi kur një vinç i rëndë u rrëzua ndërsa bënte testimin e ngarkesës. Nëntë punëtorë mbetën të vdekur në vend, ndërsa dy punëtorë të tjerë vdiqën gjatë rrugës për në spital.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë sa i përket kësaj ngjarje të rëndë, Ministri i Transportit Mansukh Mandaviya u shpreh i trishtuar për incidentin e pafat për shembjen e vinçit në Shipyard Hindustan Ltd Në një deklaratë të sotme.

Mandavia tha se ai është i trishtuar nga vdekja e parakohshme e punëtorëve, ndërsa u lut për shërimin e shpejtë të personave që janë plagosur.

Burimi: hindustantimes

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment