Bota

Tragjike në Britani/ 888 të vdekur dhe 5,525  të infektuar nga Covid-19 gjatë 24 orëve

Ndërkohë mediat vendase bëjnë me dije se gjatë ketyre orëve janë regjistruar 5,525 raste të reja dhe numri total i të infektuarve ka shkuar në 114,217.
Featured image of article: Tragjike në Britani/ 888 të vdekur dhe 5,525  të infektuar nga Covid-19 gjatë 24 orëve Foto ilustruese

BRITANI- Numri i viktimave në Britani po rritet ndjeshëm.  Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 888 persona duke e çuar numrin e viktimave në total në  15,464 .

Ndërkohë mediat vendase bëjnë me dije se gjatë ketyre orëve janë regjistruar 5,525 raste të reja dhe numri total i të infektuarve ka shkuar në 114,217. Mësohet se në vend janë në gjendje kritike për jetën 1,559.

COVID-19 po merr jetë njerëzish çdo ditë. 154,295 persona kanë humbur jetën deri më tani në të gjithë botën nga ky virus. Ndërkohë, janë të infektuar 2,251,768 persona dhe betejën me COVID-19  e kanë fituar 574,383 të tjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:worldometers

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment