Bota

Tragjike në Azi/ Fundoset trageti prej motit të keq, humbin jetën 32 persona, të tjerët zhduken

Raportet e mediave lokale thanë se trageti vinte nga një fshat në qendër të vendit dhe kishte rreth 50 pasagjerë. Aksidentet e trageteve janë të shpeshta në Bangladesh për shkak të mbipopullimit.

AZI– Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë zhdukur pasi një traget është përmbysur në Bangladesh, pranë kryeqytetit Dhaka. Zyrtarët e shpëtimit thanë që trageti u përmbys pas një përplasjeje me një anije tjetër në lumin Buriganga, afër portit më të madh të vendit, Sadarghat.

Raportet e mediave lokale thanë se trageti vinte nga një fshat në qendër të vendit dhe kishte rreth 50 pasagjerë. Aksidentet e trageteve janë të shpeshta në Bangladesh për shkak të mbipopullimit.

Ekzistojnë gjithashtu standarde të dobëta sigurie në shumë kantiere detare të vendit dhe tragetet shpesh fundosen kur moti është i keq.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dëshmitarët  thanë për mediat e huaja se shumë pasagjerë ishin ngecur në kabina në traget pas përplasjes dhe nuk kishin mundur që të dilnin. Ndërkohë mediat e huaja kanë postuar fotografi ku kufomat janë futur  në çanta të bardha.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment